"Këto ditë qeveria ka vendosur të japë 2.5 mln euro për zëvendësimin e palmave me pisha. Janë 8 mln euro të grabitura dhe shpërdoruara nga Rama dhe njerëzit e tij. Ato do shërbenin për të paguar një rrogë normale për familjet e Bulqizës, që fëmijët e tyre rropaten për bukën e gojës. Këtë e bën vetëm një qeveri dhe një kryeministër që i ka vënë shkelmin vendit të vet. E pamë sa pak dinjitet dhe respekt kanë për veten gratë dhe burrat e kësaj qeverie, që bënin sikur kosisnin barin në Lushnje, duke u sjellë si lolo. Mjaftojnë këto pamje qesharake dhe banale për të kuptuar gjendjen e turpshme. Këto javë treguan dhe diçka shumë të rëndë për të cilën ne jemi të bindur.
Rama dhe Xhafaj nuk mund të luftojmë krimin. Rezultatet e operacionit “Forca e Ligjit” janë qesharake. Janë arrestuar disa gra të akuzuara për prostitucion. Policia është e ritahirizuar, duke zëvendësuar luftën ndaj krimit me teatër. Ngjarja më e madhe ishte dhënia e çmimeve policisë për shërbimin. Policët përdoren, abuzohen për të bërë videoklipe në Vlorë, ku Rama është deputet, ku Xhafaj ka origjinën, bëhet luftë mes bandave me kallash e dinamit. Vetëm sot pasiguria ka marrë formën tragjike të shpërthimeve të automjeteve në Tiranë.
Droga e krimi nuk kanë mbaruar, shteti dhe qeverisja e Ramës kanë mbaruar. Ky është realiteti, këto janë faktet, kjo është e vërteta, gjendja është dramatike. Rama vazhdon t’i shmanget çdo lloj përgjegjësie, 20 vjet në politik, vazhdon e drejton gishtin nga politika, sepse është i papërgjegjshëm. Si piktor, Ramës të gjitha ngjyrat i duken të zeza, ndaj ka shtruar ushtrinë e Habilajve, Balilëve, Dakove, duke sulmuar e nxirë gjithçka”, tha Basha.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









