'Forca e Ligjit', Rama: Lufta me
krimin,jo lojë politike,drejtësi e re

'Forca e Ligjit', Rama: Lufta me<br />krimin,jo lojë politike,drejtësi e re<br>
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas prezantimit të strukturës së re ‘Forca e Ligjit’ dhe deklaratave të forta të ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

Rama thotë se lufta me krimin nuk është lojë politike, ndërsa një erë e re po vjen në drejtësinë shqiptare për të luftuar krimin dhe bandat.

Prezantohet Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar, e cila do të asistohet në terrenin e kësaj faze të re të luftës me krimin, nga agjentë të FBI dhe të disa agjencive prestigjoze kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe –

LUFTA ME KRIMIN NUK ËSHTË LOJË POLITIKE dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë: Nga LUFTA fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj.

Ndërsa nga LOJA ziejnë kazanet e politikës e të medias që helmojnë papushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por EDHE PËR TË PENGUAR DREJTËSINË E RE që po vjen”tha ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf