'FRD mercenare'? Oketa: Basha
politikan i ri me teza të vjetra

'FRD mercenare'? Oketa: Basha<br />politikan i ri me teza të vjetra
TIRANË-Pak pasi Basha ka quajtur kreun e FRD Bamir Topin si mercenarë të pushtetit, sekretari i përgjithshëm Gazmed Oketa është shprehur se ndjen keqardhje për të.
 
 I ftuar në studion e Report Tv, Oketa tha se Basha është një figurë politike e rë , me përgjegjësi shumë të mëdha por që ka sjellë të njëjtat politika si ato të vjetrat.
 
"Unë për Bashën ndjejë keqardhje pasi një politikan i ri në moshë, ka një përgjegjësi shumë të madhe, dhe ka sjellë të njëjtat politika si ato të vjetrat. Kam dyshimet e mia në fakt se ka qenë ai që e ka sjellë opozitën në këtë situatë. Idetë shterojnë, dhe fjalët gjithashtu dhe tani tenton të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës", tha Oketa në Report Tv. 

Duke marrë shkas nga e kaluara, Oketa tha se historia ka treguar se ka pasur një zgjidhje në momentet e fundit, dhe nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë të ndodh edhe sot.
 
"Historia politike e Shqipërisë ka dëshmuar që gjithmonë në momentet e fundit mund të ketë një zgjidhje, të urojmë që këtë radhe do të ketë", tha ai.  

Oketa u shpreh i bindur se vendi duhet të mbajë zgjedhje më 18 qershor, dhe se FRD do t'u japë mbështetësve të djathtë një alternativë zgjedhjeje. 

Gazmend Oketa kryeson në listën e deputetëve të qarkut të Tiranës për FRD i ndjekur nga Theodhor Kristuli dhe Valbona Duri e ndërsa kreu i saj Bamir Topi nuk do të jetë kandidat për deputet.



  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën