'Gati lufta', Rusia e Irani kërcënojnë
Trump:Mos kalo vijën e kuqe në Siri

'Gati lufta', Rusia e Irani kërcënojnë<br />Trump:Mos kalo vijën e kuqe në Siri
Forcat ruse dhe iraniane, mbështetëset kryesore të regjimit të presidentit sirian Assad kanë kërcënuar mbrëmjen e djeshme presidentin e SHBA Donald Trump duke e paralajmëruar se do të hakmerren nëse do të vijojë të ndërmarrë të tjera sulme në Siri.

Deklarata të tilla duket sikur i hapin rrugën një luftë të vërtetë, të cilës të gjithë i frikësohen. Dy shtetet  u shprehën se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka kaluar ‘vijën e kuqe’ me sulmin e ndërmarrë këtë të premte në Siri, ku Washingtoni lëshoi 59 raketa në një bazë ajrore siriane si shenjë hakmarrje ndaj sulmit me armë kimike ku mbetën të vrarë dhjetra civilë mes tyre shumë fëmijë.

“Nga tani e tutje ne do të përgjigjemi me forcë ndaj cdo tejkalimi të ‘vijës së kuqe’ dhe Amerika e njeh shumë mirë aftësinë tonë’ u shpreh një ushtarak në një deklaratë të përbashkët me grupin militant Hezbollah.

Ndërsa ambasada ruse në Londër paralajmëroi se një luftë e vërtetë mund të nisë nëse Moskës i jepet ultimatum mbi Sirinë.

Por ministri i jashtëm i Britanisë Johnson pritet që në takimin e G7 të kërkojë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë nëse kjo e fundit vijon mbështetjen për Assad.Madje mediat shkruajnë se ai do të kërcënojë Moskën se do të izolohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane