Të reja të tjera dalin në dritë nga biseda e tensionuar mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe kryeministrit të Australisë, Malcolm Turnbull.
Në internet po qarkullojnë foto bardh e zi, të Donald Trump gjatë bisedës telefonike, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta.
Në foton bardhë e zi, të shkrepur në Zyrën Ovale të dielën, Presidenti i SHBA shfaqet duke treguar gishtin e tij të mesit gjatë një telefonatës kryeministrit australian.
Siç është raportuar edhe më herët shkak i tensionit është bërë kundërshtimi i Trump për marrëveshjen mes ish-Presidentit Obama dhe qeverisë australiane për azilkërkuesit.
Marrëveshja në fjalë, e firmosur nga Obama, ka lidhje me dërgimin e 1,250 azilkërkuesve drejt Amerikës.
Detaji i gishtit të mesit nuk kishte sesi të kalonte pa u vënë re nga mediat dhe përdoruesit e shumtë në rrjetet sociale.
Zyrtarë thanë për Washington Post se Donald Trump ia mbylli në fytyrë telefonin Kryeministrit Turnbull, pas 25 minutash bisedë, në një kohë kur dyshja ishte planifikuar për të folur 1 orë.
Madje Trump mësohet se i tha kryeministrit Australian se kjo kishte qenë telefonata më e keqe që kishte pasur gjatë gjithë ditës.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com