'Gratë serbe në të zeza':Kërkojmë
falje shqiptarëve për krimet serbe

'Gratë serbe në të zeza':Kërkojmë<br />falje shqiptarëve për krimet serbe
BEOGRAD - “Gratë serbe në të Zeza”  kanë zhvilluar sot një protestë paqësore në sheshin, në qendër të Beogradit, në shenjë përkujtimi të krimeve serbe të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë bombardimeve të NATO-s para15 vjetësh, njoftojnë mediat kosovare.

“Sot përkujtojmë krimet mbi popullatën shqiptare, e cila, përveç bombardimeve të NATO-s, iu ekspozua edhe terrorit të armatosur dhe pastrimit etnik nga regjimi serb. Shprehim ngushëllimet tona të thella dhe solidaritetin me familjet e viktimave”, tha koordinatorja e organizatës Stasa Zajovic. 

‘Gratë serbe në të Zeza’, thanë se në protestën e tyre kërkojnë nga qeveria e ardhshme e Serbisë të zbulojë të vërtetën dhe të dhënat për të zhdukurit gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë dhe të hapë varrezat masive në cilat janë mbetjet mortore të shqiptarëve nga Kosova.

“Nëse nuk e bëni këtë do të konsiderojmë se e gjitha është frazë boshe dhe se Marrëveshja e Brukselit në fakt paraqet instrument për mbetjen në pushtet të elites.” tha Zajovic siç njoftojnë mediat kosovare.

Aktivistet para monumentit ‘Knjaz Mihajl’ vendosën banderola nën mbishkrimin në gjuhën shqipe e serbe “E mbajmë mend krimin në Kosovë”. Në parulla ishin të shkruara edhe emrat e vendeve të krimit mbi shqiptarët në Kosovë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)