Në kuadër të konsultave që ka paralajmëruar se do të kryejë me ish-presidentët e Republikës, lidhur me plotfuqishmërinë që i ka kërkuar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, për nisjen e paketës së negocimit me Greqinë, presidenti Ilir Meta zhvilloi sot në zyrën e tij ish-kreun e Shtetit, Alfred Moisiu.

Sapo është larguar nga ambientet e Presidencës Alfred Moisiu, në zyrën e Metës ka hyrë ish-Presidenti Rexhep Mejdani. Ndërkohë, rreth orësh 13:30 pritet që në zyrën e Kreut të Shtetit të mbërrijnë ish-Presidenti Sali Berisha. 

Dje, për të njëjtin qëllim, Meta u konsultua me pararendësin e tij Bujar Nishani dhe me ish-presidentin Bamir Topi.

s.k/Shqiptarja.com