'Groshë e tapë', Berisha mbron
Shehin: Më mirë raki se kokainë

'Groshë e tapë', Berisha mbron<br />Shehin: Më mirë raki se kokainë<br>
Pas ironisë së Ramës me deputetin e PD, Dash Shehi, i cili pak ditë më parë doli kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës, duke thënë se është një investim turk, ka reaguar Berisha duke e marrë në mbrojtje.

“U përpoqe të ofendosh Shehin se e kthen edhe nga një gotë, por njëmijë herë më mirë gota se kokaina, se sa të dorëzosh vëllanë për të mbushur me milionat e kokainës pasurinë tënde. Fole, por nuk u the shqiptarëve cilën vrimë miu zgjodhe me 27 janar. Pse nuk pati besim te ‘oficerët’, por u fut në vrimën e miut” tha Berisha.

Rama u tall me Shehin teksa u shpreh se kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut grosh e pastaj tapë. “Dëgjova njërin që doli në një kazan dhe tha nuk duam investime turke, ai kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut groshë dhe pastaj tapë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po iu vjen”, tha Rama.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie