'Hakmarrja' Donald Trump drejt
sanksioneve të reja ndaj Rusisë
Në kundërpërgjigje të ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane, një grup dypartiak udhëheqësish të Kongresit kanë rënë dakort për sanksione të reja për Rusinë, si dhe për miratimin e një neni që do të parandalonte lehtësimin e sanksioneve për Moskën nga Presidenti Donald Trump.
Në kundërpërgjigje të ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane, një grup dypartiak udhëheqësish të Kongresit kanë rënë dakort për sanksione të reja për Rusinë, si dhe për miratimin e një neni që do të parandalonte lehtësimin e sanksioneve për Moskën nga Presidenti Donald Trump.
I pyetur nëse Presidenti Trump do ta nënshkruajë legjislacionin e ri, Drejtori i ri i Komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Scaramucci, u shpreh për rrjetin CNN, se:
“Duhet të pyesni vetë Presidentin Trump. Unë mendoj se ai do të marrë vendimin e duhur”. Në vazhdim të bashkëbisedimit, Scaramucci pasqyroi pikëpamjet e shprehura në të kaluarën nga Presidenti, duke thënë se “afera e Rusisë është diçka fallso dhe e pakuptimtë”.
Scaramucci, i cili u emërua vetëm dy ditë më parë, tha se Presidenti Trump vazhdon të mos jetë i bindur se ishte Rusia ajo që ndërhyri në serverat e zyrave qendrore të Partisë Demokrate në Uashington, dhe që më vonë bëri të disponueshme nëpërmjet faqes Wikileaks mijëra email-e në dëm të rivales demokrate në garën presidenciale, zonjës Hillary Clinton.
Në një bashkëbisedim tjetër me kanalin ABC News, Sekretarja e re e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee, tha se “Shtëpia e Bardhë mbështet legjislacionin aktual”.
Fillimisht ishte paraqitur një projektligj në Dhomën e Përfaqësuesve për sanksione ndaj Iranit, të cilave më vonë iu shtuan edhe sanksionet për Korenë e Veriut. Të martën, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë legjislacionin që do të përfshijë sanksione për të tre vendet: Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut.
Shtëpia e Bardhë ka kundërshtuar paragrafin ku përcaktohet se do të duhet miratim i Kongresit për çdo rishikim të sanksioneve nga Presidenti Trump. Ligjvënës nga të dyja kahet e politikës e kërkuan një masë të tillë për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të Presidentit Trump për marrëdhënie më të ngrohta me Rusinë. Sipas ligjit të ri,
Presidentit Trump do t’i duhet të paraqesë një raport në Kongres, ku do të shpjegojë arsyet për heqjen e sanksioneve. Kongresi do të ketë në vazhdim 30 ditë për të zhvilluar seanca dëgjimore dhe për të votuar propozimin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18