'Haradinaj' Basha: Shqipëria të
ndërpresë angazhimet me Serbinë

'Haradinaj' Basha: Shqipëria të<br />ndërpresë angazhimet me Serbinë
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike me bashkëshorten e Ramush Haradinajt.
 
Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e PD, thuhet se Basha i ka shprehur shqetësimin dhe revoltën për arrestimin e Haradinajt në Francë, ndërsa e ka cilësuar si një goditje të pabesë të Serbisë.
 
Gjatë bisedës me Bashën, Anita është shprehur se Ramushi është plot kurajo, dhe mbi të gjitha me besim se asgjë nuk mund të frenojë përparimin e Kosovës.
 
"Sonte në mbrëmje bisedova me Anita Haradinajn, bashkeshorten e Ramushit. I shpreha shqetësimin dhe re​voltën time për këtë goditje tjetër të pabesë serbe ndaj heroit të Kosovës dhe mbështetjen time të plotë personale dhe politike.
 
Jam i bindur se sot të gjithë shqiptarët janë me Ramush Haradinajn, pavarësisht bindjeve politike dhe përkatësive partiake.
 
Anita më tha se Ramushi është plot kurajo, dhe mbi të gjitha me besim se asgjë nuk mund të frenojë përparimin e Kosovës
" thotë Basha.
 
Kreu i PD i bën thirrje qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë t’i kërkojnë Francës lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt dhe të ndërpresin çdo lloj angazhimi me Beogradin deri në tërheqjen e të gjitha urdhërarresteve ndërkombëtarë të Serbise ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
"I bëj thirrje qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë t’i kërkojnë Francës lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Ramush Haradinajt, dhe të ndërpresin çdo lloj angazhimi me Beogradin deri në tërheqjen e të gjitha urdhërarresteve ndërkombëtarë të Serbise ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës që luftuan kundër regjimit vrasës të Milosheviçit.
 
Ndersa Rama duhet të kuptojë më në fund se dorezimi i tij para qeverisë serbe pa kushte dhe pa asnjë dobi për shqiptarët duhet të marrë fund
" shprehet Basha.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Dasma që u kthye në mort/ Foto e policit që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit

Dasma që u kthye në mort/ Foto e policit që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit