'Hoqëm 35 tepsixhinj në 100 ditë'
Kryemadhi-Ramës:Nuk na tremb
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili nga Rrësheni, ku prezantoi platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, tha se në vetëm 100 ditë ishin shkarkuar nga detyra 35 "tepsixhinj" të cilët sipas tij abuzonin me detyrën dhe nuk iu ofronin shërbim qytetarëve. Kryemadhi thekson se Rama nuk ngjall aspak frikë.
“Me gjuhën e arrogantit injorant, me guximin e stimuluar nga përdorimi i substancave narkotike, Edi Rama edhe njëherë i ka gjetur fajtorët e keqqeverisjes së tij te LSI”.
Kështu i është përgjigjur sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Rrësheni ku prezantoi platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Rama tha se në 100 ditë ishin shkarkuar nga detyra 35 "tepsixhinj" të cilët sipas tij abuzonin me detyrën dhe nuk iu ofronin shërbim qytetarëve.
Por kjo deklaratë dhe epiteti i përdorur nga kryeministri nuk i ka pëlqyer kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila shkruan në Facebook se Rama nuk ngjall dot frikë. “Nga Mirdita, ku as brohorimat e teknikës qendrore të kryeministrisë nuk e mbytën dot zhurmën e shpërthimit të tritolit në Shkodër, kryeministri i pushteteve të përkohshme, shpalli si fitore të madhe largimin nga puna të mbështetësve të LSI-së, me shpresën se do të frikësojë familjen tonë politike me shantazhe që zakonisht i përdor me oborrtarët e tij të pushtetit”.
“Me fjalorin e varfër dhe me paranojën e “këpucës”, Edi Rama shfaqet ashtu siç është në të vërtetë, i frikësuar jo nga këpucët që për fatin e tij nuk morën trajektoren e duhur, por nga mijëra e mijëra këpucë a çizme që i qëndrojnë sipër kokës varur atij dhe ministrave të tij. Sepse nuk është turp të të etiketojnë si “parti e këpucëve”, as të heqësh këpucët apo të brendshmet siç ka bërë ai vetë.
Turp është të kanabizosh vendin që pretendon se drejton, të orientosh rininë drejt drogës dhe trafikut, të vjedhësh e të grabisësh çdo pasuri të Shqipërisë. Këto veshin me turpin më të madh të mundshëm çdo lakuriqësi, jo vetëm fizike por dhe politike”, shkruan kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
41.8%
-
Njësoj
24.1%
-
Më keq
34.1%
Vota total: 759
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A e ka humbur Perëndimi Malin e Zi?
1 Gusht, 09:35
-
Belgjikë /Kapen me ‘shtëpi bari’, 9 shqiptarë në pranga
1 Gusht, 09:27
-
Fshehu 52 mln lekë të ardhura dhe s’pagoi sigurimet e lojtarëve, presidenti Refik Halili dhe 'KF Tirana' përfundojnë në gjyq
1 Gusht, 09:23
-
Fatos Çoçoli: Si Porto Romano do na japë 660 milionë euro në vit
1 Gusht, 09:13
-
Opozita sërish sot protestë para Bashkisë së Tiranës, bllokim qarkullimi
1 Gusht, 08:58
-
VIDEO/ Ja si do duken banesat ku do strehohen banorët që preken nga projekti i transformimit të lumit Lana
1 Gusht, 08:57
-
Mbërrijnë në Ukrainë avionët e parë F-16
1 Gusht, 08:42
-
Shpërthim i fuqishëm në një kantier ndërtimi në Tiranë
1 Gusht, 08:40
-
Burri që mendonte se ‘Dua Lipa po i kërkonte para’, gjendet i vdekur në Itali
1 Gusht, 08:34
-
Homazhe për liderin e Hamasit që u vra nga sulmi me raketë, Khamenei do udhëheqë lutjet! Irani mbyll hapësirën ajrore
1 Gusht, 08:31
-
Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar
1 Gusht, 08:10
-
Ylli Pata: Himara, sallatë greke, apo beteja mes dy Vangjelëve?
1 Gusht, 07:58