'Hotel Dajti i harruar’,Greblleshi,
çfarë ndodhte në vitet ‘40/FOTO

'Hotel Dajti i harruar’,Greblleshi,<br />çfarë ndodhte në vitet ‘40/FOTO
Në 31-vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit dhe gazetarit të shquar Mustafa Greblleshit , libri i tij “Kujtime ’39-‘44” është promovuar më 15 maj, në hapësirat e shkatërruara të Hotel Dajtit.

Promovimi është organizuar në ish Sallën e Pritjes së këtij hoteli me pjesëmarrjen e botueses Brikena Çabej, moderatoren dhe bashkëpunëtoren në këtë botim Anna Shkrelin dhe studiuesin e njohur Nasho Jorgaqi.

Greblleshi në librin me kujtime sjell atmosferën e Hotel Dajtit në kohët e trazuara të Luftës së Dytë Botërore, kur në dhomën 333 rrinte Rexhep Mitrovica dhe ku bëheshin takime të grupeve të ndryshme politike dhe opozitare të kohës.

Në këtë ditë promovimi absurdi i Hotel Dajtit shfaqet me gërshetime simbolikash politike e kulturore kundërshtuese, kujtimet jehojnë në linja bardhë e zi e hijedritë minimaliste të godinës së njohur dhe burrit të pashëm Mustafa Greblleshi para një makine ballë hotelit, vepër e fotografit Simone Massoni që gjendet edhe në kopertinën e librit.

Në kujtimet Greblleshit ngjarjet politike që zhvillohen në Hotel Dajti e bëjnë të pranishme Italinë jashtë koncepteve neokolonialiste, por përkundrazi kritike, progresive e moderne.

[gallery]22293[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar