'Je djall'!Kujdestarja rreh keq të
moshuarën, detaji që e 'fundosi'

'Je djall'!Kujdestarja rreh keq të<br />moshuarën, detaji që e 'fundosi'<br>
Një rumune ka tronditur opinionin publik në Itali, teksa ka rrahur dhe keqtrajtuar një të moshuar në shtratin e saj. Mediat italiane raportojnë se rumunia ishte kujdestare në shtëpinë e çiftit të moshuar, ku është shënuar dhe skema e rëndë.

Gjithçka ka ndodhur në sy të bashkëshortit të moshuar 89-vjeçarë në zonën e Livornos. Siç shihet në video, shtetasja rumune godet pa pushim dhe fyen rëndë 85-vjeçaren, teksa i thotë: “Je farë dragoi, je djall jo njeri”.

Kanë qenë doktorët që vizitonin të moshuarën, të cilët kanë vërejtur shenjat e dhunës dhe kanë dyshuar te kujdestarja, duke njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit vendosi kamera në shtëpinë e çiftit të moshuar, ku zbuloi gjithë të vërtetën e hidhur, duke arrestuar rumunen, si dhe duke i hequr kujdestarinë.

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online