'Je në vendin e gabuar'!Afro
amerikani i 'mbyll gojën' racistes

'Je në vendin e gabuar'!Afro<br />amerikani i 'mbyll gojën' racistes<br>
Një afro-amerikan është përballur me një situataë të pakëndshme në një linjë aeroplani të klasit të parë. Një grua nuk e ka besuar që burri i përkiste një linje të klasit të parë, ndaj dhe i ka thënë atij se mund të jetë në vendin e gabuar, por përgjigjja që ka marrë e ka befasuar.

Muzikanti Emmit Eclass Walker, afro-amerikan, ka thënë se ishte duke pritur aeroplanin e tij në “Aeroportin e Washingtonit Ronald Reagan”, me tiketën e klasit të parë kur një grua, nuk besonte se ai ishte pasagjer i nivelit të lartë.

“Më falni, besoj se jeni në vendin e gabuar… duhet të na lini të kalojmë. Kjo linjë është për klasin e parë”, i kishte thënë gruaja, Walkerit. Muzikanti e ka postuar në Facebook përplasjen me këtë grua, e cila u bë hit në internet. Pasi i shpjegoi se e kishte blerë tiketën e klasit të parë, sërish gruaja në fjalë nuk besonte në të.

“Duhet të jetë ushtarak apo diçka, por ne kemi paguar për ulëset tona andaj atij do t’i duhet të presë”, kishte thënë ajo, ndërsa Walker i kishte kthyer përgjigjen se “Jo shumë i madh për të qenë dikush në ushtri. Jam një person me ngjyrë me para”.

Ai e postoi bisedën bashkë me një ‘selfie’ në të cilën shihej duke pritur dhe gruaja që ishte fjalosur qëndronte prapa tij. Ky postim deri tani i ka marrë mbi 700 mijë pëlqime e rreth 260 mijë shpërndarje.

amerikani
(Postimi i afro-amerikanit)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?