Sokol Gjoka tha se vota kundër njohjes së Jerusalemit nuk do të ndikoj në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Shqipërisë.
Fjala e plotë:
Ne i jemi përmbajtur një qëndrimi tradicional të rezolutave të këtij këshilli. Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk varen nga votimi për Jerusalemin.
Ky ishte një votim siç ndodh zakonisht me votimet e rëndomta në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me SHBA-në, nuk ka për të ndikuar aspak, këtë e them me siguri.
Ne marrim pjesë në mënyrë selektive në këtë organizatë, aty ne përfaqësohemi në nivel të ultë. Kësaj here kemi pasur të pranishëm ambasadorin.
Në të njëjtën ditë u nxorën dy rezoluta, në të dy rastet ne nuk i kundërvihemi dot këtij organizmi sepse jemi në minorancë.
Aty marrin pjesë vende të mëdha ku me disa prej tyre kemi lidhje strategjike.
Dihet se Amerika është një faktor i rëndësishëm në botë nuk anashkalohet, madje kam besimin se ajo do angazhohet nëpërmjet përqasjeve të tjera nëpërmjet zgjidhjes me dialog.
Kontributi që do të je[pet nga komuniteti ndërkombëtarë do ndikoj që konflikti të mos përshkallëzohet.
Vijon...
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO









