'Jeruzalemi' sot në OKB, Shehu: 
Shqipëria të mos kalojë vijën e kuqe

'Jeruzalemi' sot në OKB, Shehu: <br />Shqipëria të mos kalojë vijën e kuqe<br>
Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu këshillon diplomacinë shqiptare të tregohet e kujdesshme dhe të mos kalojë vijën e kuqe të Presidentit amerikan Donald Trump, sot në OKB ku do diskutohet për Jeruzalemin. "Kujdes! Shqipëria nuk duhet të kalojë "vijën e kuqe" të Presidentit Trump sot në OKB", shkruan Shehu. 

Ai sjell në vëmendje seancën e dy jave më parë, ku sipas deputetit demokrat Shqipëria doli me qëndrim kundër SHBA-së dhe presidentit Trump. "Reth dy jave me pare Shqiperia ne Konferencen Islamike miratoi nje Rezolute ekstremisht anti amerikane, jashte kornizave edhe te qendrimit te Brukselit kjo, ne lidhje me vendimin e Presidentit Trump per Jeruzalemin. Po aty Ambasadori i yne ne Ankara mbajti nje fjalim “programatik” e megalloman ne po ate linje, shume jashte dimensioneve e rolit qe Shqiperia mund te luaje ne Lindjen e Mesme. Sot në OKB për vendin tonë votimi ndaj rezolutës egjyptiane, është një moment i rëndësishëm prove e luajaliteti ndaj SHBA-së", shkruan në Facebook, ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu. 

Postimi i Tritan Shehut: 
KUJDES! SHQIPERIA NUK DUHET TE KALOJE “VIJEN E KUQE”TE PRESIDENTIT TRUMP SOT NE OKB!

Megjithe kerkesen unanime te Komisionit te Jashtem te Kuvendit prej disa javesh, Ministri Bushti vazhdon te mos konsultohet me ate per qendrime thelbesore te Diplomacise sone, perfshi edhe votimin e sotem ne OKB. Reth dy jave me pare Shqiperia ne Konferencen Islamike miratoi nje Rezolute ekstremisht anti amerikane, jashte kornizave edhe te qendrimit te Brukselit kjo, ne lidhje me vendimin e Presidentit Trump per Jeruzalemin.
Po aty Ambasadori i yne ne Ankara mbajti nje fjalim “programatik” e megalloman ne po ate linje, shume jashte dimensioneve e rolit qe Shqiperia mund te luaje ne Lindjen e Mesme. Sot në OKB për vendin tonë votimi ndaj rezolutës egjyptiane, është një moment i rëndësishëm prove e luajaliteti ndaj SHBA-së.

Deklaratat e djeshme te Presidentit Trump dhe te Ambasadores amerikane ne Keshillin e Sigurimit per kete ceshtje jane shume te qarta, duke vendosur “vijen e kuqe”, qe nuk duhet kaluar, duke na lene neve vetem nje obsion, “Voten Kunder”. Z. RAMA NE KETE RAST NUK DUHET TE PERSERISE GABIMET E KALUARA, DUKE U NDARE NGA QENDRIMI AMERIKAN, VECANERISHT KJO PER NJE RAJON KU ASGJE NUK MUND TE ZGJIDHET PA ROLIN E SHBA.

Le te jemi racionale e pa kerkuar protagonizma absurde, Shqiperia mund te luaje role te rendesishme ne Rajonin tone, ku fatkeqesisht kemi demtuar rende pozicionin tone stabilizues vitet e fundit, por jo ne Lindjen e Mesme ku ne duhet te ndjekim qendrimin e ShBA. Keto principe duhet te na drejtojne sot ne OKB gjate votimit te asaj Rezolute, qe eshte larg hapesires se interesave dhe rolit tone. Meqe Z. Minister evitoi perseri te keshillohet me Komisinin e Jashtem, gje kjo e detyrueshme ne cdo vend normal, duke marre keshtu ai te gjitha pergjegjesite, po ja transmetoj publikisht keto mendime
".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike