'Këpuca e Artë’ Lionel Messi jashtë
garë mes Higuain-Suarez-Ronaldo

'Këpuca e Artë’ Lionel Messi jashtë<br />garë mes Higuain-Suarez-Ronaldo
Gara për golashënuesin më të mirë në Europë nga java në javë po bëhet mjaft interesante, pasi rivaliteti është i madh.
 
Edhe pse nuk arriti që të shënonte në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit përballë Juventusit, sulmuesi i Napolit, Higuain vazhdon që të udhëheqë listën e golashënuesve në Europë me 24 gola të realizuar.
 
Në vendin e dytë me tre golat e shënuar ndaj Celta Vigos, Luis Suarez i është afruar me një gol diferencë argjentinasit të Napolit.
 
Në vendin e tretë për podiumin e më të mirëve të momentit është sulmuesi i Benfikës, Jonas me 23 gola të realizuar dhe ndërsa deri tani ka qenë në hije, edicionin e ardhshëm mund të jetë pjesë e njërit nga gjigantët e Europës.
 
Bundesliga gjermane konkurron me sulmuesin e Bayernit, Levandovski që ka 21 rrjeta deri tani.
 
Vetëm vendi i 5 për Ronaldon, fituesi i 3 ‘Topave të Artë’ ndodhet në një formë të mirë dhe vetëm 3 gola larg ish-shokut të ekipit, Higuain.
 
Messi nuk gjendet as në mesin e 20 golashënuesve më të mirë, duke qenë jashtë të paktën për momentin.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës