'Kaubojsi': Koha për pajtim dhe
bashkim, të zgjerohet koalicioni

'Kaubojsi': Koha për pajtim dhe<br />bashkim, të zgjerohet koalicioni
Eduart Ndocaj, i zgjedhur si deputet nga socialistët, sot flet si kryetar i partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar.
 
Ai thotë se është koha për pajtim dhe bashkim, ndërsa shkon më tej duke kërkuar që koalicioni të zgjerohet edhe me forca të tjera politike, jo vetëm mes PS-LSI dhe PDIU.
 
Eduart Ndocaj shpreh gatishmërinë që edhe forca që ai drejton Bashkimi Demokristian Shqiptar të jetë pjesë e marrëveshjes.
 
Statusi i plotë i Eduart Ndocajt
Koha per pajtim e bashkim
PS i ka te gjitha mundesite te krijoi nje koalicion me baze te gjere.
 
Ky koalicion nuk duhet te jete vetem nje marreveshje para zgjedhore me PS, LSI e PDIU, por edhe me faktore te tjere te rendesishem politik te dal muajin e fundit.
 
PBDKSH eshte e gatshme te bej marreveshje me PS dhe me aleatet e tjere duke u konsideruar aleat ne zgjedhje e partner ne Qeverisje.
 
PBDKSH nuk ka paragjykime per marreveshjet dhe aleatet e zgjedhur nga PS dhe po ashtu nese respektohet idealet dhe objektivat para zgjedhore dhe kerkesat qeverisese pas zgjedhore eshte e gatshme pa komplekse te hyje ne bisedime.
 
PBDKSH eshte nje faktor i rendesishem politik ne Veri dhe ne Sarande dhe do te faktorizohet akoma edhe me shume deri me date 18 Qershor.
 
PBDKSH meriton te perfaqesoi ne parlament nje elektorat te konsiderueshem qe ka dhe po ashtu te jete nje faktor i rendesishem ne Qeveri per tu dhene impulse te reja zhvillimi qarqeve:
Shkoder
Lezhe
Kukes
Diber

 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Një këshilltar amerikan pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-së

Një këshilltar amerikan pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA-së