'Kaubojsi':Politikanët të tërbuar
pas lekut,ja si të bashkëjetosh!

'Kaubojsi':Politikanët të tërbuar<br />pas lekut,ja si të bashkëjetosh!<br /><br>
Ish-deputeti Eduart Ndocaj, i njohur masivisht si “Kaubojsi”, e ka nisur ditën e sotme në studion e Report Tv. Mes batutave dhe të qeshurave, “Kaubojsi” ka treguar disa të vërteta të hidhura të politikanëve shqiptarë, teksa tha se janë tërbuar pas lekut.

Një figurë karizmatike, që tërheq gjithmonë vëmendje me pamjen e tij të jashtme, Ndocaj erdhi sot në një intervistë ndryshe, ku bëri një dallim mes njerëzores dhe pjesës monetare, duke thënë se shumë njerëz sot po i vërsulen kësaj të fundit.

Keni shumë talente?
Më pëlqen të jem i gjithanshëm, patjetër janë edhe ambiciet, të provosh nuk është e gabuar.

Si keni dëshirë të njihet Eduart Ndocaj?
Thjesht si Eduart, sepse të gjithë jemi të barabartë, s’ka tituj që ti mund të jesh mbi dikë tjetër. Për mendimin tim nuk ka superiorë.

Sa zë vend njerëzorja te ju?
E mbivlerësojmë egon, të ardhurat, njerëzit po i vërsulen më tepër pjesës monetare, se sa njerëzore, dhe kanë humbur totalisht, sidomos politikanët, pjesën njerëzore. Pikëkyç i jetës së tyre është ekonomia, kush ka makinë më të madhe, kush ka makinën më të shtrenjtë, apo syze më të mira, luks pa fund.

Si e ke ruajtur veten? 
O Zot sa e vështirë! Më duket sikur jam te prifti. Njerëzit janë tërbuar pas lekut dhe është e vështirë të ruash njerëzoren, pasi ndjehesh i vetmuar. Sot njerëzia nuk ekziston.

Druan se shumë persona që të rrinë afër janë paratë tuaj që i ngacmojnë?
Kjo është logjike, por po t’i largosh do të ngelesh vetëm. Duhet të bësh fenomenin që nuk po i kupton, që të bashkëjetosh. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato