'Kavaja', ​PS: Ne respektuam
marrëveshjen, LSI: S'na pyetët

'Kavaja', ​PS: Ne respektuam<br />marrëveshjen, LSI: S'na pyetët
TIRANË-Një ditë para përfundimit të marrëveshjes zyrtare mes PS-LSI, nuk ka qetësi në koalicionin qeverisës.

Në prag të nënshkrimit të një marrëveshje të re mes tyre, Saimir Tahiri e ka kritikuar LSI për deklaratat e bëra mbi zgjedhjet në Kavajë. Sipas Tahirit, LSI i është përgjigjur reformave në bazë të marrëveshjes, por me deklaratat mbi zgjedhjet, po zgjedh një standard të çuditshëm, duke ‘i shkelur syrin PD-së’. 

Nga kampi i LSI reagoi menjëherë Luan Rama duke u shprehur se, PS nuk e pyeti aleatin në zgjedhjen e kandidaturës. Në deklaratat e tij, Luan Rama u shpreh se LSI distancohet nga ligjërata e Spartak Brahos, duke mos kursyer një ironi dhe ndaj Tahirit.

Kavaja, Tahiri: LSI sulmon PS-në duke i shkelur syrin PD-së
Një ditë pasi LSI u shpreh kundër pjesmarrjes në zgjedhjet e Kavajës, ka reaguar me nje deklarate ne rrjetin social, Facebook, kreu i PS për Tiranën, Saimir Tahiri.

Sipas Tahirit, deklaratat nuk janë pa qëllim, pasi “po sulmohet PS duke i shkelur syrin PD-së!”

Kryesocialisti i Tiranës shton më tej se, PS tashmë është mësuar me polemikat si opozitarë të aleatit në koalicion, ndërsa shton se në Kavajë, kandidaturën aty e propozon PS, ashtu sikundër veproi me Dibrën e Kolonjën, pasi kështu e parashikon marrëveshja.

"Ndaj LSI le të thotë më mirë që nuk dëshiron të merret me fushatën e Kavajës dhe kjo mund të jetë e mirëkuptueshme. Por kështu nuk shkon, sepse jo vetem nuk vriten dy zogj me nje gur ne kete rast, por po sulmohet PS duke i shkelur syrin PD!
Nejse, ne u mësuam me këtë standard të cuditshëm ku një partner në koalicionin, punon si qeveri dhe polemizon si opozitë!
"

Kreu i PS është ndalur tek etiketimi ‘farsë’ që u shqiptua një ditë më parë nga ana e Luan Ramës dhe ka shtuar se farsa reale do të ishte mospjesëmarrja.
"Po nga ana tjetër, me apo pa LSI, ne do respektojmë të drejtën sovrane të popullit shqiptar për të zgjedhur ofertën më të mirë. Në Kavajë ne 7 maj dhe ne mbare Shqiperine ne 18 qershor.
PS eshte padiskutim oferta me e mire per #shqiperineqeduam
Ndaj edhe sikur vet
ëm fare pa asnjë parti tjeter, ne do hyjmë ne zgjedhje e do fitojmë".

Deklarata e plote e Tahirit
Pertej te gjithe debateve te brendshme apo goditjeve tendencioze ne publik, LSI ka mbeshtetur reformat dhe ka bashkepunuar me PS pa shkelur asnjehere marreveshjen me 1 milione votuesit tane.
Por nuk mund te mos them sot, si udheheqes politik i Partise Socialiste per qarkun e Tiranes, se prononcimet publike per mospjesemarrje ne zgjedhjet e Kavajes apo per vete procesin zgjedhor ne Kavaje qe na qenka, sipas LSI, farse pa opoziten, jane destruktive dhe nuk ndihmojne askend. Aq me pak kthimin e opozites ne normalitetin demokratik.
Sipas LSI ne duhet te anullojme zgjedhjet ne Kavaje meqe nuk behen ne cader?
Duhet te deklarojme edhe ne, Partia Socialiste, mospjesemarrjen meqe edhe LSI mendoka si PD?
Apo mos duhet te ndjehemi ne fajtore per "farsen" imagjinare te pjesemarrjes, nderkohe qe farsa reale eshte mospjesemarrja?
Ka nje tjeter pyetje te thjeshte: Ku nuk merr pjese LSI? Sepse kandidaturen e Kavajes ne marreveshjen e koalicionit, e propozon PS ashtu sikunder po PS propozoi kandidaturen per Dibren dhe LSI i takonte te propozonte kandidaturen per Kolonjen.
Ne Kolonje ishte LSI qe na e kaloi ne te drejten e propozimit per arsyet e saj, po ne kurre nuk do thoshim nuk marrim pjese ne zgjedhje atje, nese LSI do vendoste kandidaturen qe i takonte. Perkundrazi do merrnim aktivisht pjese ne mbeshtetje te kandidatures se saj.
Ndaj LSI le te thote me mire qe nuk deshiron te merret me fushaten e Kavajes dhe kjo mund te jete e mirekuptueshme. Por keshtu nuk shkon, sepse jo vetem nuk vriten dy zogj me nje gur ne kete rast, por po sulmohet PS duke i shkelur syrin PD!
Nejse, ne u mesuam me kete standard te cuditshem ku nje partner ne koalicionin, punon si qeveri dhe polemizon si opozite!
Per ne s'ka asnje dileme. Ne po qeverisim, edhe ne koalicion me LSI, per te reformuar rrenjesisht Shqiperine. Jemi te vetedijshem se kostot e reformave apo mangesite e qeverisjes, edhe ne sektoret ku drejtojne koleget e LSI, jo vetem s'i ndajne me ne, po mesa duket duan t'i kthejne ne fature elektorale kunder PS.
Kjo nuk na pengon te bejme shtet e reformojme Shqiperine, edhe duke qendruar ne koalicion me LSI, deri kur LSI te zgjedhe ne deshiron te njejten gje apo jo.
Po nga ana tjeter, me apo pa LSI, ne do respektojme te drejten sovrane te popullit shqiptar per te zgjedhur oferten me te mire. Ne Kavaje ne 7 maj dhe ne mbare Shqiperine ne 18 qershor.
PS eshte padiskutim oferta me e mire per #shqiperineqeduam
Ndaj edhe sikur vetem fare pa asnje parti tjeter, ne do hyjme ne zgjedhje e do fitojme.
E nese te gjithe te tjeret do cmenden te mendojne se vlejne me shume se populli sovran, do jemi edhe me shume krenare per dallimin tone me ta.
Mbase s'jemi me te miret, po me te mire nuk kemi pare😀‎

Luan Rama: S'na pyetët per Kavajen. Për Saimirin s'kish as kanabis, por qeveria reflektoi
Pas deklarates se Tahiri, menjehere ka reaguar Luan Rama nga LSI. 

Në një prononcim për mediat, Luan Rama deklaron se "LSI nuk është regjistruar në Kavajë për zgjedhjet sepse mënyra si është proceduar për zgjedhjet e kandidaturës ka qenë e njëanshme, nuk jemi trajtuar si partnerë. Ndërsa në zgjedhjet e kaluara kemi qenë kundër Roshit dhe nga kjo pikëmapje e konsiderojmë si cështje të PS".

Luan Rama ironizoi dhe Tahirin duke shtuar se, "Ne nuk mendoj njëlloj as si PD as si Saimiri. Pasi edhe para 6 muajsh tha nuk është e nevojshme përfshirja e ushtrisë për kanabisin, ndërsa dje qeveria reflektoi".

(d.b/dy.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja