'Kavaja', kreu i PS në Kavajë
Daja: T'i  hapim rrugë budallait

'Kavaja', kreu i PS në Kavajë<br />Daja: T'i  hapim rrugë budallait
Kryetari në detyrë i PS në Kavajë, Gentjan Daja nëpërmjet një statusi në Facebook ka komentuar vendim e kreut të qeverisë për tërheqjen e kandidatit të PS në Kavajë.

Sipas tij, ky vendim tregon se për qeverinë, vendi vlen më shumë se një karrike.

Për Dajën, çadra e PD është kthyer në një cirk qesharak teksa festone fitoren të cilën kreu i PS në Kavajë e ka cilësuar si inekzistentë.

Ai shkruan se PS do të bëjë një fushatë modelnëpërmjet së cilës do korrin një fitore që Lulzim Basha dhe Berisha nuk e kanë parë kurrë në Kavajë.
 
Statusi i plotë
Siç thotë edhe populli "Budallait hapi rrugë"
Që çadra ishte bërë si stadium ku haeshin fara dhe kikirikë këtë e dinim. Po nga dje u bë edhe një cirk qesharak teksa festonin një festë inekzistente.
 
Edi Rama dhe PS nuk lejoi që Kavaja të bëhej mish për top dhe për këtë festën duhet ta bëjmë ne, që kemi fituar, fitojmë dhe do fitojmë sa herë të duan të konkurrojnë në këtë qytet.
Personalisht jam koshient se ky vendim, për tërheqje, i jep mundësinë çdo qytetari të kuptojë se për ne qyteti vlen më shumë se një karrige, paqja vlen më shumë se lufta, miqësia vlen më shumë se armiqësia, toleranca vlen më shumë se provokimet Made in Sali Berisha dhe së fundi stabiliteti në Kavajë vlen më shumë se destabiliteti që do bënte Lulin të fërkonte barkun nga kënaqësia.
 
Fushatë model do bëjmë sërish, fitore spektakolare do korrim, diferencë më të madhe se 2015 ka për të parë Luli dhe baba i Lulit nga Kavaja.
E la mbrapa qytetin 23 vjet dhe donte ta digjte për 23 minuta, po s'ka më, Kavaja do ecë vetëm para. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja