'Ke babain gjyqtar,do kesh pasoja'
Braimllari: Më kërcënoi Hysi

'Ke babain gjyqtar,do kesh pasoja'<br />Braimllari: Më kërcënoi Hysi<br>
Deputeti i LSI, Endrit Braimllari, i përjashtuar për 10 ditë nga punimet e seancave të Kuvendit për shkak të dhunës seancën e të hënës, ka denoncuar në studion e Report Tv kërcënimin, sipas tij, nga deputetja e PS dhe njëherazi nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi në adresë të tij. Ai ka thënë se Hysi i është drejtuar me fjalët do përfundosh në burg dhe se ke babain gjyqtar e do kesh pasoja. 

"Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS, Vasilika Hysi më është drejtuar se do përfundosh në burg, ke babain gjyqtar dhe do kesh pasoja. Babai im nuk është gjyqtqar, por një punëtor i thjeshtë i cili ka punuar për të edukuar dhe arsimuar mua. Është një njeri i ndershëm i këtij vendi. Vetë këto deputetë që bëjnë presion për burg në janar, janë të përfshirë në afera korruptive të shoqërisë civile. Të thotë nënkryetarja e Kuvendit se do shkosh në burg dhe babai gjyqtar do ketë pasoja, është presion i hapur ndaj shoqërisë. Ne kemi protestuar në respekt të kushtetutës dhe parimeve të së drejtës", u shpreh Braimllari. 

Ai e cilësoi politik dhe të njënashëm vendimin e Byrosë për përjashtimin e deputetëve të opozitës, me në krye kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Sipas tij, Byroja mbrojti deputetin e PS, Bujar Çela i cili dhunoi deputetn e LSI, Kejdi Mehmetajn, pasi kjo e fundit i mori kartën e votimit. 

"Kemi një vendim të Byrosë krejtësisht politik dhe të njëanshëm. Byroja e Kuvendit sot është si në vitet e komunizmit. Deputetët e opozitës mbrojën Kushtetutën pasi partia-shtet e dhunoi. Një deputete e re, Floida Kërpaçi e dhunuar në gjak nga policia, hyn në sallë për t'i raportuar partisë-shtet të ndërpesë dhunën ndaj protestuesve, aty u përballëm me një fjalor tërësisht banal, të ulët nga ministri i jashtëm, Ditmir Bushati i cili iu drejtua Mehmetajt me një fjalor mjaft të ulës. Dhuna e ushtruar nga deputeti Çela është e pahijshme. Kemi kaluar rezolutën kundër dhunës ndaj grave, ai ushtroi dhunë ndaj një deputeteje dhe me shoë politik shkoi përpara Byrosë duke thënë më përjashtoni edhe mua. Eshtë njësoj si në kohën e diktaturës", tha Braimllari i cili mohoi të ketë hedhur sende të forta në Kuvend. "Unë jam një nga deputetët e proceduar. Jam proceduar se kam gjuajtur me shishe uji në seancë, gjë e cila nuk është e vërtetë".

Ai paralajmëroi gjithashtu se në janar do ketë protesta masive kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. "Nëse ka frikë Edi Rama, ka frikë nga rinia e këtij vendi. Ai e di shumë mirë se çfarë mund të bëjë rinia e këtij vendi. Ne nuk do ndalemi në respektim të kushtetutës dhe shtetit të së drejtës. Në janar do ketë protesta masive", tha Braimllari. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike