"Shqipëria është kthyer në bazë të furnizimit të europës me drogës". Kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD. Pas kapjes së 613 kg kokaine në Maminas të Durrësit, Basha tha se tashmë një gjë të tillë nuk e thotë vetë opozita, por edhe DASH e EUROPOL.
"Shqipëria është kthyer në bazë të furnizimit të europës me drogës. Ky biznesmen (Arbër Çakaj) ka marrë 97 ngarkesa me drogë nga Kolumbia, Shqipëria shërben si bazë për përpunimin, paketimin dhe dërgimin drejt Gjermanisë dhe vendeve të BE. Këtë kemi pasur parasysh kur kemi paralajmëruar se Shqipëria me Edi Ramën është kthyer në një bazë të drogës, tashmë e thotë DASH, EUROPOL, që kjo qeverisje e ka kthyer Shqipërinë në bazë të krimit të organizuar.
Njësoj si në rastin e Xibrakës, është arrestuar shoferi, por jo bosët e mëdhenj. Sot u kapën në Itali 5 ton drogë, përfshitet se të arrestuarit kanë qenë zyrtarë policie. Zgjidhja e vetme është largimi i Edi Ramës", tha Basha.
"Bashkia e Tiranës pastron paratë e krimit"
Kreu i PD akuzoi se paratë e drogës po investohen në ndërtim, ndërsa akuzoi Bashkinë e Tiranës si lavatriçe të parave të krimit, pasi sipas tij janë dyfishuar lejet e ndërtimit.
"Kanabisi ishte vetëm fillimi, tani heroina dhe kokaina janë dy aktivitetet kryesore ku është përqendruar krimi shqiptar. Po kështu kemi paralajmëruar se krimi politika dhe biznesi janë bërë një. Kjo vërtetohet jo vetëm nga biznesmeni që bënte tregtinë e kokainës me kolumbinë por edhe nga fakti se një sasi e tillë kokaine nuk mund të kalonte në Shqipëri pa garanci politike, pa mbështetje politike e nivelit më të lartë.
Paratë e përfituara nga trafiku kriminal i drogës janë kërcënim për stabilitietin politik dhe ekonomik. Vlera e kësaj sasie droge është 180 milion euro. Ku do pastrohen këto para? Së pari në lavatriçen e madhe të parave të pista në Bashkinë e Tiranës, që ka dyfishuar lejen e ndërtimit dhe sipërfaqen e ndërtimit pas bumit të drogës në 2016.
Prandaj edhe hetimi dhe vëmëndja ligjore e prokurorisë dhe vëmëndja politike e çdokujt që shqetësohet për fatet e vendit nuk mund të jetë vetëm tek parcelat e kanabisit apo tek kontenierët me kokainës por duhet të kthehet aty ku po pastrohen paratë e krimit, në Bashkinë e Tiranës, ku po pastrohen miliona euro, të cilat po shkatërrojnë ekonominë".
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO