'Kosova' Vuçiç i përgjigjet Ramës
 flet edhe për dronin në stadium

'Kosova' Vuçiç i përgjigjet Ramës<br /> flet edhe për dronin në stadium
Kryeministri i Serbisë në një intervistë për mediat italiane ka folur për tensionet me Kosovën në ditët e fundit pas provokimit me trenin, reagimin e Ramës, por edhe deklaratat e Presidentit Nikolic për luftë.
 
Vuçiçu u shpreh për 'La repubblica' se në kërkojmë dialog dhe bashkëpunim për paqe në Ballkan, ndërsa thotë se nuk ishte në dijeni të trenit që ishte nisur për në Kosovë.
 
Megjithatë ai thotë se nëse për një tren do të reagohet në atë mënyrë atëherë është një rrezik për konflikt në Ballkan.
 
Unë nuk jam aspak i kënaqur me atë që ndodhi, por mund të them se shmangëm një përplasje në veri që mund të kishte ndezur një konflikt në rajon.
 
Më duket një papërgjegjshmëri, pasi nuk mund ta krahasosh trenin me mbishkrime pro serbe me trupa të armatosur
" deklaroi ai.
 
Vuçiç ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Rama pas tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës për shkak të trenit ilegal.
 
"Ne nuk duam konflikt ushtarak. Kemi dëgjuar kryeministrin shqiptar Rama që thotë se serbët mund të vijnë vetëm si turistë.
 
Shpresoj që situata të normalizohet dhe të shmangen konflikte që mund të ndezin zjarrin në Ballkan.
 
Çfarë duhet të kishim bërë ne në Beograd kur u ngrit droni me hartën e ‘Shqipërisë së Madhe’?
 
T’u tregonim tanket? Nuk bëmë asgjë.
 
Mesazhi im është se me armë nuk zgjidhet asgj
ë" përfundoi ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës