Përmes një statusi në Facebook, kryetarja e LSI bën thirrje për protesta për të larguar, siç thotë ajo, "kryeministrin e krimit dhe të drogës". "Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet. Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtjnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi", thuhet në reagimin e Kryemadhit.
Ja postimi në Facebook:
TË LARGOJMË KRYEMINISTRIN E KRIMIT, TË DROGËS, ATË KRYEMINISTËR QË PO SHPËRBËN SHQIPTARËT!
Në këtë vend nuk ka më drejtësi! Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë.
Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare! Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafikanti i drogës, shefi i drejtpërdrejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminuar, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t’i shpëtuar drejtësisë.
Sot më shumë se kurrë është detyrë e jona, e politikës së papërlyer me krimin, e qytetarëve që ende besojnë te vlerat e demokracisë të rrëzojmë nga pushteti këtë klikë kriminale. Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet. Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtjnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com









