'Kryeprokurori', Rama: Opozita
sjellje dëshpëruese ndaj SHBA

'Kryeprokurori', Rama: Opozita<br />sjellje dëshpëruese ndaj SHBA<br>
Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për mediat pas zgjedhjes së Kryeprokurores së Përgjithshme me mandat të përkohshëm, Arta Marku në një situatë të tensionuar në Kuvendin e Shqipërisë. Kreu i qeverisë i kërkoi ndjesë ndërkombëtarëve për skenat e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë mdhe protestën përpara Kuvendit, sjellje të cila ai i quajti tentativë për të bllokuar reformën në drejtësi. 

"Dua t’iu kërkoj sot ndjesë të gjithë shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, për shfaqjen me të fundit të përpjekjes së dëshpëruar të bllokimit të reformës në drejtësi. Faturën e kësaj shfaqjeje e merr gjithë Shqipëria, e cila është më afër se kurrë BE dhe nuk meriton as baltën e as tymin e kësaj opozite, që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi", tha Rama, i cili shtoi se maxhoranca bëri përpjekjet e saj për të ulur opozitën në tryezën e dialogut.

"Bëra sa munda për të çelur dialogun me opozitën, lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm, as kërkesa e SHBA e BE për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim nuk mjaftuan dot për të sjellë opozitën në tryezën e dialogut", theksoi kryeministri i cili e quajti turpëruese qëndrimin e opozitës i cili sipas tij është qëndrim kundër SHBA dhe BE. "Zgjedhja e prokurores së përgjithshme me mandat të përkohshme me vetëm votat tona ishte legjitime, kushtetuese, e konfirmuar edhe nga misionet e drejtësisë SHBA e BE, të cilat asistojnë që nga dita e parë procesin e vështirë të reformës në drejtësi. Por nuk ishte zgjedhja e dëshiruar, pasi donim zgjedhje me mirëkuptim përmes dialogut me opozitën, të cilën e ftuam pa pushim. Për ne nuk kishte rëndësi të respektonim Kushtetutën, por ishte me rëndësi që këtë detyrim ta përmbushnim bashkërisht. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm, presim çeljen e negociatave. Çdo shfaqje si kjo e sotmja është një pikë e humbur. Opozita zgjodhi rrugën e dëshpëruar të baltës e tymit, ku nuk kurseu as përfaqësuesit e SHBA e BE, duke arritur të akuzojë dhe vetëm ambasadorin e SHBA", tha kreu i qeverisë. 

Fjala e kryeministrit Edi Rama:
Dua t’iu kërkoj sot ndjesë të gjithë shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, për shfaqjen me të fundit të përpjekjes së dëshpëruar të bllokimit të reformës në drejtësi. Faturën e kësaj shfaqjeje e merr gjithë Shqipëria, e cila është më afër se kurrë BE dhe nuk meriton as baltën e as tymin e kësaj opozite, që prej dy vitesh udhëhiqet nga frika e reformës në drejtësi. Bëra sa munda për të çelur dialogun me opozitën, lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm, as kërkesa e SHBA e BE për të gjetur një zgjidhje me mirëkuptim nuk mjaftuan dot për të sjellë opozitën në tryezën e dialogut.

Zgjedhja e prokurores së përgjithshme me mandat të përkohshme me vetëm votat tona ishte legjitime, kushtetuese, e konfirmuar edhe nga misionet e drejtësisë SHBA e BE, të cilat asistojnë që nga dita e parë procesin e vështirë të reformës në drejtësi. Por nuk ishte zgjedhja e dëshiruar, pasi donim zgjedhje me mirëkuptim përmes dialogut me opozitën, të cilën e ftuam pa pushim. Për ne nuk kishte rëndësi të respektonim Kushtetutën, por ishte me rëndësi që këtë detyrim ta përmbushnim bashkërisht. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm, presim çeljen e negociatave.

Çdo shfaqje si kjo e sotmja është një pikë e humbur. Opozita zgjodhi rrugën e dëshpëruar të baltës e tymit, ku nuk kurseu as përfaqësuesit e SHBA e BE, duke arritur të akuzojë dhe vetëm ambasadorin e SHBA. Dua t’iu kujtoj të gjithëve se Llalla është i pari në 27 vjet që largohet nga detyra pas mbarimit të mandatit pa asnjë konflikt me shumicën. Maks Haxhia, Arben Rakipi, Dhori Sollaku, Ina Rama, u zgjodhën të gjithë me miratimin e Berishës dhe gjatë kohës së tyre në detyrë u masakruan, shanë, fyen e baltosën nga po Berisha dhe partia e tij.

Adriatik Llalla, të cilin dua ta falënderoj sot për punën dhe kontributin e tij, ku në më shumë se një rast Prokuroria ka vepruar me hetime edhe ndaj përfaqësuesve të PS në qeveri, nuk u pengua kurrë e as u sulmua kurrë nga qeveria që unë drejtoj, sepse ne jemi ndryshe dhe kurrë nuk e përdorim fuqinë e pushtetit për të bërë presione të hapura ndaj organit të akuzës. Për ne nuk ka dy standarde, dy drejtësi, pavarësisht faktit se ai pushtet është i korruptuar dhe kërkon reformat e nisura dhe që nuk do na ndal dot askush as me baltë e tym apo protesta. Ka dy vjet që dëgjoj këtë avaz, që bëhemi gazi i botës, si i vetmi rast në historinë e rrugës së integrimit, ku opozita dhe jo shumica i bën bllok reformës në drejtësi.  


Lanë namë sot në seancën e Kuvendit, me një sjellje histerike. Këta që sot gjuanin me tymuese, shishe, këpucë, këta që deri dje bërtisnin në çadrën me të dyja këpucët nga ndërkombëtarët. Disa i hidhnin me qetësi, disa fshihnin dorën me dashuri. 

Protestuesve të sotëm iu bëj një pyetje, atyre që mendojnë se zgjedhja e kryeprokurorit cilësohet si kapje e drejtësisë, po mirë a mund të ketë ndër ju budallenj të atillë që besojnë se SHBA dhe BE të pranojnë që drejtësia të kapet nga qeveria përmes një puçi kushtetues? Mund të ketë budallenj që besojnë se partnerët janë investuar në vijën e parë për dy vjet në një reformë rrënjësore në drejtësi, për të munduar kështu kapjen e saj me një të ngritur të kartonit nga kjo shumicë? A mund të ketë budallenj që besojnë se në momentin kur Shqipëria pret negociatat në 2018, SHBA e BE lejojnë marrjen në dorë të proceseve gjyqësore nga Kryeministri? Nuk besoj se ka budallenj njerëz të zakonshëm të këtij vendi. Besoj se kjo gënjeshtër kaq e madhe do t’i ketë këmbët shumë të shkurtra edhe në sytë e kujtdo atyre që kanë qëndruar në këmbë përpara parlamentit, e dukje dëgjuar përfaqësuesit e opozitës të trembur nga sistemi i drejtësisë. 

Vijon...

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike