'La Repubblica': Rrezik trafikimi 
emigrantësh nga Shqipëria - Itali

'La Repubblica': Rrezik trafikimi <br />emigrantësh nga Shqipëria - Itali
Sipas italianes La Repubblica rrezikohet të hapet një rrugë e re e trafikut të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë. Pas përfundimit të samitit të vendeve të Bashkimit Europian mbi krizën e emigrantëve në Bruksel e përditshmja italiane publikon informacionin konfidencial mmarrë nga burime të BE.

Në artikullin e titulluar “Emigrantët, samiti BE. Ekziston rreziku i një rruge të re Shqipëri­ Itali” shkruhet se gjatë samitit të sotëm liderët u përpoqën të gjenin një zgjidhje për të përballuar fluksin e emigrantëve dhe shprehën shqetësimin lidhur me një rugë të re të trafikimit të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë nga kontrabandistët e trafikantët në qoftë se kufijtë e tjera të Ballkanit dhe Europës do të mbyllen apo do të kenë kontrolle të rrepta sigurie dhe kjo mund të ndodhë këtë dimër

Sipas prestigjozes italiane burime konfidenciale raportojnë se ky është një rrezik konkret i cili u diskutua në samit ku mori pjesë edhe kryeministri Rama Një rritje e fluksit të emigrantëve nga Shqipëria në Itali do të jetë një kthim në të kaluarën, dy dekada pas ku u shkaktua kaosi pas rënies së komunizmit në shqipëri shkruan La Repubblica

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten