'Lamtumira e gjatë' për Castron
mijëra njerëz në homazhe

'Lamtumira e gjatë' për Castron<br />mijëra njerëz në homazhe
Kuba është duke mbajtur zi për vdekjen e liderit të saj revolucionar Fidel Castro i cili humbi jetën një javë më parë.

Me mijëra persona marrin pjesë në homazhe të cilat zhvillohen në Sheshin e Revolucionit. Shumë prej tyre me lot në sy presin në rradhë për të kaluar përpara fotos së madhe të Castros për t’i dhënë lamtumirën e fundit e duke u shprehur se “ Kuba është Fidel” .

Mes shumë qytetarëve dhe krerëve të Amerikës Latine është vënë re dhe prezenca e kryeministrit grek Alexis Tsipras i cili shprehu ngushëllimet në emër të popullit helen. Tsipras e përshkroi Castron si një personalitet të madh i cili inspiroi jo vëtëm Kubën dhe Amerikën latine por të gjithë botën.

Një karvan i cili do të mbajë edhe hirin e Castros, do të niset këtë të mërkurë nga Havana për të shkuar drejt Santiago de Cuba ku udhëhëqësi do të pushojë përjetë. Ai do të prehet pikërisht në vendin ku nisi udhëtimin e tij në vitin 1959 ku dhe i dha fund pushtetit të Batistës. Ndërsa homazhet do të mbyllen këtë të dielë.

[gallery]19938[/gallery]


Redaksia Online
(B.K./Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)