'Larg qoftë të dilnit ajo që s'ju dimë'!
Me kë e kishte Rama te Ora News?

'Larg qoftë të dilnit ajo që s'ju dimë'!<br />Me kë e kishte Rama te Ora News?
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njihet për batutat e shpeshta që shkëmben në media.

Edhe në intervistën e gjatë me në ‘Tonight me Ilva Taren’ në televizionin Ora News, kryeministri Edi Rama ndalet një moment dhe i bën të ditur sesi do e gjykonte ai atë në rast se ajo dilte një njeri ndryshe dhe negativ në krahasim me atë person që ai njeh sot.

Teksa i drejtohet me ‘Ju’, mendimi shkon natyrshëm se Rama adresohet më lart, duke pasur parasysh një institucion, në këtë rast, televizionin.

E në këtë fill të diskutimit, Rama kalon tek gjykimet që bëhen sot mbi njerëz që deri dje kanë qenë funksionarë në poste zyrtare shtetërore.  Sipas tij, gjykimet mbi këtë rast janë provinciale.

Rama: "Nëse nesër larg qoftë, ju dilni të jeni ajo që ne nuk ju dimë. Përgjegjësia ime nuk është që unë kam respekt për ju sot, që ju vlerësoj  sot dhe që ju falenderoj për miqësinë që më jepni sot, përgjegjësia ime është si do reagoj unë nesër kur ju të dilni ajo që ne nuk dinim”.

Por të bëjmë gjykime ‘post faktum’ që njëri ishte atje, erdhi nga rruga e demokracisë, LSI, PS, hyri nga hoteli apo doli nga livadhi, këto janë muhabetet e një province ku politikanët në tërësi gjejnë, pa bëjnë
".

Ilva Tare: Këto janë elemente të një shteti funksional ose jo funksional...
Rama:
Shteti funksional nuk është shteti ku nuk lindin ferra por që reagon ndaj ferrave, shteti funksional nuk është shteti ku nuk mbillet asnjë rrënjë kanabis apo ku nuk tregtohet asnjë gram drogë.

Këtë lloj shteti demokratik nuk e ka as SHBA, as Europa. Këto janë fenomene të njohura. Shteti funksional është që si në SHBA, Europë apo dhe Shqipërinë që po ndërtojmë, reagon.


Rama këtu mbyll këtë pjesë të debatit, ndërsa pa dyshim interesant do të ishte reagimi i tij në një rast si ky i batutës më lart. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra