'Lufta kibernetike' alarmohet
NATO, 500 sulme çdo muaj

'Lufta kibernetike' alarmohet<br />NATO, 500 sulme çdo muaj<br>
Një shqetësim për Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) nuk është vetëm konflikti për konflikt ushtarak por edhe sulmet kibernetike.

Kreu i NATO-s për Komunikim dhe Informacion, Kevin Scheid ka ngritur alarmin për sulmet kibernetike, gjatë konferencës Vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes.

“Çdo muaj marrim 500 sulme kibernetike,” shpjegoj Scheid duke mos treguar burimin e sulmeve.

Scheid tregoj rolin kyç të ndarjes së informacioneve për zhvillimin e aftësive të shteteve në fushën e mbrojtjes kibernetike.

Scheid tha se i kushtojnë rëndësi bashkëpunimit të NATO-s me Bashkimin Evropian në këtë fushë. NATO, përveç ajrit, tokës dhe detit edhe fushën kibernetike e vlerëson si një fushë ushtarake.

NATO pas takimit të Ministrave të Mbrojtjes, mori vendim të themelonte Qendrën e Operacioneve Kibernetike, për tu mbrojtur nga sulmet.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg