Pas heqjes së mandateve te dy deputetëve, Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Në reagimin e tij kreu i qeverisë ka ironizuar Partinë Demokratike si dhe e ka akuzuar atë se po shqelmon arritjet e ligjit të dekriminalizimit.

Sipas tij, pasi Basha ka këmbëngulur për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit , menjëherë pasi ky ligj ka dhënë efektin e tij, ai  ka marrë me të parën në mbrojtje problematikun e vet.

Statusi i plotë i kryeministrit Rama
U rrokanis kokën shqiptarëve për ligjin e dekriminalizimit dhe e shqelmon ligjin me të parën në mbrojtje të problematikut të vet #Shqupshqup

rama
(Statusi i Ramës në Facebook)


Redaksia Online
(B.k/Shqiptarja.com)