'Manjani',Meta:Boll me shashka
akuzat të bëhen në Prokurori

'Manjani',Meta:Boll me shashka<br />akuzat të bëhen në Prokurori
TIRANË-Nuk jam mundur, as dorëzuar tek Rama, Berisha apo Basha. LSI nuk është shtojcë e askujt. Nëse jemi në koalicion me PS, jemi sepse është detyrim në radhë të parë i marrëveshjes dhe i atyre votuesve që na kanë dhënë votën”.

Kështu u përgjigj sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Ilir Meta, kryetari i LSI, parti aleate në qeverisjen me PS, njëherazi kryetar i Kuvendit duke mohuar t’i jetë nënshtruar ndonjë presioni për shkarkimin e Ylli Manjanit.

Deklaratat vijnë një ditë pasi kryeministri Rama i shkarkoi Ylli Manjanin si ministër Drejtësie, por Meta theksoi se dalja e tij sot publike para mediave ishte për gjëra më të rëndësishme se ky shkarkim.

Lidhur me akuzat që Manjani bëri në media për qeverinë, Meta kishte një mesazh që në këtë rast i adresohet dhe ministrit të shkarkuar. Kreu i LSI-së theksoi se kush devijon nga ky qëndrimi i partisë, duhet të marrë parasysh pasojat.

Kushdo që ka fakte t’u drejtohet rrugëve ligjore e institucioneve dhe të mos hedhë shashka. Kush del jashtë këtij mesazhi institucional parimor ka përgjegjësinë e tij”.

Nëse kishte ndonjë koment më shumë mbi shkarkimin e Manjanit, kryetari i LSI u shpreh se; “Folën dje Erisa Xhixho e Luan Rama. Nuk kam komente”, tha ai. 

Kurse çështjes të aq shumëdebatuar mbi Kelmend Balilin dhe faktit që ai si kryetar i Kuvendit iu drejtua Presidentit për të mbledhur Këshillin e Sigurisë, Meta deklaroi se për mosarrestimin e të shumëkërkuarit ka shprehur shqetësim dhe SHBA dhe këtë ia bënë të ditur në vizitën e tij të fundit që pati në kontinentin amerikan.

Edhe pse nuk konfirmoi nëse do të vijojë aleancën me PS-në edhe pas 18 qershorit, Meta bëri të qartë se do jetë në bashkë qeverisje deri në fund të mandatit.

Përgjigja se cilin krah do të mbajë LSI pas zgjedhjeve, në raport me mandatet që fitojnë partitë, Meta tha: "Nëse Rama konfirmon 71 mandate, LSI del në opozitë. Nëse në 19 qershor Rama ose Basha konfirmojnë 71 mandate, LSI do të jetë në opozitë".



Pyetje-pergjigje me gazetaret

Shkarkimi i Manjanit nga minister. Dje a u dorëzuat para Ramës?
Ilir Meta në vitin 2008 dhe LSI edhe pse forca shumë të reja, kur dy kolegët e mi zoti Rama e Berisha u bashkuan si kurrë ndonjëherë tjetër për reformën zgjedhore me qëllim për të eliminuar parti si LSI, ju them se Ilir Meta nuk u dorëzua. Dhe pas 2009 u bë faktor edhe pse në një koalicion të vështirë, të paparashikueshëm dhe të padëshirueshëm. Dhe pse ishim të padëshirueshëm, nuk e di si do të kishin vajtur gjerat në Shqipëri nëse LSI nuk do të kishte bërë atë zgjidhje të përgjithshme.
Kështu që, Ilir Meta nuk dorëzohet para asnjë lloj presioni, as nga z Rama e Berisha, nga Basha jo e jo dhe nga as vetë brenda LSI.

Manjani, a ishit në dijeni të atyre që deklaroi dje Manjani. A i besoni ju atyre?
Për këtë cështje ka folur shumë LSI, ka folur dy herë, Erisa Xhixho në mënyrë shumë të qartë, më pas ministri i liruar nga detyra dhe më pas Luan Rama. Ndaj jam këtu për cështje më të rëndësishme se aq. Të përqëndrohemi tek probleme që kanë zgjidhje dhe të hedhim sa më pak shashka.

Për cdo njeri që është në dijeni për akuza, korrupsion t’u drejtohet institucioneve, të zgjedhë rrugë institucionale se përndryshe vendi do vijojë me retorika fajësuese e shfajësuese, me gërdufje reciproke duke mos e konsoliduar shtetin ligjor.
Cdo ministër, ish-ministër kur ka fakte duhet të ndjekë rrugën institucionale. Mjaft me shashka. Tymi e bën të pamundur cdo gjë. Jam për rrugën institucionale në luftimin e fenomeneve negative. Qytetarët të lodhur nga retorika fajësuese e politikës. Kush del jashtë këtij mesazhi institucional parimor ka përgjegjësinë e tij.

Ju mendoni se Ylli Manjani ka dalë jashtë këtij mesazhi?
E thashë që Xhixho e Luan Rama folën dje qartë, sot jam për gjëra më të rëndësishme.

 A është i rrezikuar koalicioni pas deklaratave të fundit?
Frymë e bashkëpunimit të koalicionit nuk është lajm për ju dhe mediat dhe nuk e mirëpritur nga opozita.
 
Nuk iu bëj jehonë qëndrimeve të përfaqësuesve të LSI apo PS, është një e drejtë e tyre, ne jemi një vend demokratik.
 
Edhe partitë tona, pavarësisht problemeve, përbëhen jo vetëm nga forumet, por edhe nga individualitetet.
 
Nuk mendoj që Lefter Koka nuk ka pasur arsye për të ngritur disa probleme, që i ka ngritur edhe më parë në rrugë institucionale.
 
Por besoj që zgjidhja e problemeve në rrugë institucionale wshtw e vetmja zgjidhje, që i shërben jo vetëm cështjes së koalicionit, por edhe komunikimit me opinionin.
 
Pse qëndron LSI me PS?
Probleme ka edhe brenda një force politike, nuk dua t'iu lodh kokën me problemet e mia me Përparim Spahiun (qesh), probleme kanë të gjitha partitë.
 
Për cështjen e koalicionit, dua të them se është cështje përgjegjësi që buron nga detyrimi ynë për koalicionin parazgjedhor dhe për votat që kemi marrë në 2013 për të qeverisur me PS në bazë të një marrëveshje dhe të një platforme.
 
LSI dhe unë i kemi qëndruar pikë për pikë marrëveshjes dhe kur ka pasur raste kur përfaqësuesit nuk kanë qëndruar, kuptohet që LSI ka reflektuar.
 
Tani ju keni merak tjetër, është një pyetje që vjen vazhdimisht, që e ka merak Naimi i reformës në Arsim?
 
Pse nuk ikën LSI kur ka kaq mosmarrëveshje? Dua ti them Naimit dhe të gjithë sorrat anti LSI se nuk jemi një parti klienteliste. Nëse PD në 2009 do të kishte 71 nuk do futeshim në koalicion.
 
Nëse Rama konfirmon 71 mandate, LSI del në opozitë. Nëse në 19 qershor Rama ose Basha konfirmojnë 71 mandate, LSI do të jetë në opozitë.
 
Do të votojmë cdo ligj që e kërkon integrimi në BE edhe kur të jemi në opozitë.
 
Asnjëherë nuk ka vendosur kushte LSI për integrimin e Shqipërisë edhe kur ka qenë në opozitë.

Tre tabu kam unë si politikan; E para stabilieti i Shqipërisë dhe i kundërvihem me forcë cdo force të brendshme dhe të huaj, e dyta kam integrimin e Shqipërisë dhe e treta kam stabilitetin e rajonit dhe marrëdhëniet me fqinjët, pasi cënohet stabiliteti i vendit dhe integrimi i vendit.

Lufta ndaj drogës
Koordinim mes institucioneve për të ndaluar mbledhjen e kanabisit për sezonin e ardhshëm. Luan Rama ka të drejtë, nuk duhet të shikojmë më policë duke korrur kanabisin, aq më tepër së ky sezon përkon me zgjedhjet e ardhshme.
 
Kjo është fuqia e shtetit, dhe këtë duhet ta tregojë tani pa vazhduar akuzat dhe mburrjet në tv.
 
Prokuroria duhet të cojë para të gjitha proceset, jo thjshtë për të dënuar punëtorët e kanabisit, por ata që sjellin farën e kanabisit dhe bëjnë trafikun.
 
Nuk është fenomen i ri, por shteti duhet të tregojë seriozitetin për ta parandaluar.
 
Vlerësimi për punën e Tahirit
Lidhur me cështjen e policisë, kam qenë përkrahës i policisë edhe kur është sulmuar nga horra dhe banditë në mes të bulevardit, kam qenë mbrojtës i flaktë dhe do të vazhdoj të jem përkrahës i policisë, pasi polici është kontakti i parë i shtetit që përballet me krimin.
 
Jam i bindur që të gjithë ata që nuk e meritojnë uniformën duhet të ndëshkohen në mënyrë shembullore.
 
Kelmend Balili
Ju besoj keni ndjekur para disa kohësh një shqetësim të bërë publik nga ambasadori i SHBA lidhur me arrestimin e Balilit, i kërkuar edhe nga SHBA edhe pikëpyetjet që vendosi për institucionet shqiptare, por edhe të politikës për të luftuar krimin.
 
Po kështu gjatë vizitës time në SHBA ku u prita në një takim nga nd/sekretari i shtetit për krimin, pata një bisedë të shkëlqyer, për reformën në drejtësi më kërkoi tre herë të punoja për konsensus.
 
Më ka kërkuar që të tërheq vëmendjen e institucioneve për mos arrestimin e Balilit, si një shqetësim mes dy vendeve në drejtim të luftës kundër krimit.
 
Nuk ka vend tjetër vec KSK sipas Kushtetutës ku mblidhen të gjitha institucionet dhe mund të diskutojnë cështje të mprehta.
 
Nëse dikush mendon që nuk është cështje e mprehtë, unë mendoj që nuk e ka drejt ndaj e kam kërkuar këtë mbledhje si rrugën më të mirë, jo për t'u marrë me gjyqe, ndaj asnjë institucioni, por për të kuptuar rëndësinë e të gjithë institucioneve për funksionimin e tyre.
 
Aq më tepër kur tani pas 20 janarit kemi një partner të ri në SHBA, Presidentin Trump, i cili ka disa prioritete të qarta, kërkon nga vendet e NATO-s të përmbushin detyrimet e tyre dhe forcimin e kufijve dhe luftën kundër drogës.

Kjo është rruga më e mirë, qoftë edhe nga një rast i vetëm për të nxjerrë mësime si duhet të veprojmë.
 
Mendoj që edhe gabimisht nuk mund të ngrihet një cështje e tillë, por besueshmërinë për të ardhmen.
 
Deklaratat e Manjanit për Tahirin për rastin e Balilit
Nuk kam asnjë koment dhe akuzë. Dikush tjetër mund të ketë një shqetësim tjetër dhe mund të kërkojë mbledhje ne Keshillin e Sigurise për një shqetësim tjetër.
 
A ua ka thënë Manjani shqetësimet më parë?
Shqetësimet që kam marrë kam kërkuar që të zgjidhen në rrugë institucionale.

Po prisni qershorin apo prillin se për në cilin koalicion do të jeni në këto zgjedhje?
Ilir Meta nuk kushtëzohet për vendimmarrje, nuk është shqetësimi i shqiptarëve si e shpall koalicionin dhe sesi e shpall, shqetësimi i shqiptarëve është sesi u vodh vota, ndërhyri ky atje apo ai atje, shqiptarët duhet të dinë cfarë do të bëjnë më mirë, dhe LSI është e gatshme të kycet kudo në kuvend e cdo vend tjetër derisa të japim një zgjidhje sa më të shpejtë.

Kritikat e LSI janë ndaj drejtuesve të rendit, ministrit apo strukturave të tjera përgjegjëse?
Nuk kam asnjë koment!
 
Si i komentoni shqetësimet e Vasilit për rekomandimin për zyrtarët e LSI duke kërkuar kujdes se mos u futet drogë në makinë?
Nuk jam këtu për të komentuar të gjitha lajmet e vërteta, të pavërteta apo gjysmë të vërteta.
 
Vasili u propozua për shkak të përvojës së cmuar politike. I qëndron qartë mesazhit parimor të LSI, por edhe të punës në komisionin e Reformës në Drejtësi.
 
Shpresoj që me futjen e tij kërkoj një bashkëpunim më të mirë mes qeverisë dhe Kuvendit për të parandaluar debate që ndodhin vazhdimisht.
 
Keni përjashtuar një koalicion me PD...
Nuk e kam përjashtuar unë, unë jam habitur kur Basha cuditërisht me nerv dhe ton të lartë refuzoi koalicionin me LSI dhe unë me një ton të qetë shpreha qëndrimin që nuk do të bëjmë koalicion me PD.
 
PS nuk ka thënë si Basha se nuk do koalicion...
 
Me cfarë iu ka kërcënuar Rama këto 6 muaj, bazuar te deklarata e Manjanit?
Mos flasim për gjëra që na marrin kohën, atë cështjen e presionit e sqaruam në fillim...
 
Si e komenti rolin e faktorit shqiptar në Maqedoni, akoma nuk ka një qeveri?
Shpreh shqetësimin tim. Maqedonia është nyja më delikate e rajonit tonë. Prej disa vitesh ka vuajtur nga një krizë politike dhe burimi ka qenë lufta mes dy partive kryesore maqedonase.
 
Shpresoj mos ketë konflikt mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ndaj për të realizuar platformën shqiptarët të jenë faktor kyc për stabilitetin në Maqedoni.

Pra ju po thoni se Rama sot nuk i ka 71 vota për të qeverisur?
Jo nuk thashë këtë gjë. Ajo që unë thashë ishte që nëse dikush konfirmon se ka 71 vota për të qeverisur, LSI nuk bëhet shtojcë e asnjë shumice, del në opozitë dhe voton cdo gjë që kërkon integrimi.
 
A është e gatshme LSI ta përsërisë koalicionin me PS?
Do të konsultohemi me forumet dhe në transparencë me ju.

VIDEO/Konferenca për shtyp e kryetarit të LSI-së Ilir Meta 
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem