'Mbyllja e bizneseve', Ahmetaj
nxjerr shifrat që rrëzojnë Bashën

'Mbyllja e bizneseve', Ahmetaj<br />nxjerr shifrat që rrëzojnë Bashën<br /><br>
Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi një ditë më parë qeverinë se ka çuar drejt mbylljes vetëm për muajin janar 1747 biznese. Në përgjigje të kësaj deklarate, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka publikuar shifrat të cilat përmbysin pretendimet e Bashës. 

Sipas asaj që ka publikuar Ahmetaj, për muajin janar 2018 janë regjistruar në QKR 2394 biznese të reja, ndërsa janë çregjistruar 732. "Efekti neto është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2016, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 biznesesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar", thuhet në deklaratën e Ahmetajt.

Deklarata e Ahmetajt: 
"Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, përtej emocioneve politike, janë lehtësisht të verifikueshme.

Në janar 2018 janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë ç’regjistruar 732. Efekti neto është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2016, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 biznesesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar.

Përmirësimi i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës së biznesit është sfidë që vazhdon, por koha kur bizneset mbyllnin qepenat për shkak të frikës e pasigurisë, për shkak të gjobave elektorale dhe borxheve kolosale të qeverisë ndaj tyre, është e shkuar e largët për sipërmarrjen shqiptare".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen