'Më thanë pse shikon?', rrëfehet
polici i plagosur: I njoh të dy

 “Gjithçka nisi, pasi më thënë “Pse na shikondhe më pas u konfliktuam dhe më qëlluan me pistoletë”. Ishte kjo dëshmia e oficerit të policisë Ermal Bregu që u plagos mbrëmjen e së hënës pranë ish Parkut të Autobusëve në Tiranës.

Dëshmia e oficerit të komisariatit nr.1 dhe kamerat e sigurisë kanë ndihmuar Policinë e Tiranës për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje. “Ata e dinin që isha polic. Po rrija ulur në lokal kur filluan më shikonin me inat. Konflikti nisi brenda lokalit dhe më pas vijoji edhe në rrugë, kur në debat e sipër pashë njërin prej tyre të nxirrte pistoletën dhe më qëlloi nga afër”, u shpreh Ermal Bregu para kolegeve të tij. 
ermal bregu
(Efektivi që u plagos, Ermal Bregu)

Ndërkohë Report TV mëson edhe emrin e personit që plagosi policin. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Daniel Manushi, që e shohim në këtë foto. I riu e qëlloi Policin me një plumb në pjesën e barkut.

Manushi është person me precedent penal dhe njihet nga blutë e kryeqytetit si kontingjent krimi, pasi është shoqëruar disa herë për vepra të ndryshme penale. Mbrëmjen e djeshme uniformat blu kanë rrethuar zonën pranë ish-parkut të autobusëve, por nuk kanë mundur të arrestojnë Daniel Manushin dhe shokun e tij, E.K. 25-vjeç.

Report TV ishte një ditë më pas pranë lokalit ku u plagos Polici. Në zonë qëndrojnë dy makina policie, ndërkohë që asnjë prej banorëve nuk pranon të prononcohet për sherrin. Debati dhe momenti i plagosjes së oficerit të policisë është filmuar nga një kamer sigurie, e cila është sekuestruar nga Policia e Tiranës.

Kjo kamer ka zbuluar Daniel Manushin që qëlloi 33-vjeçarin me pistoletë në bark dhe më pas u largua në drejtim të disa blloqe pallatesh për tu fshehur. Polici Ermal Bregu pas ndërhyrjes kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën.

Ermal Bregu dy vite më parë i është djegur makina në të njëjtën zonë dhe autorët nuk u zbuluan. 33-vjeçari banonte në këtë bllok pallatesh dhe njihej në zonë që punonte si agjent krimesh në komisariatin nr.1. Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu konfirmoi se Ermal Bregu është plagosur pas një konflikti të çastit dhe ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e tij si Polici.daniel manushaj

daniel manushi
(Daniel Manushi, autori i plagosjes së efektivit të policisë, Ermal Bregu)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen