TIRANË - Komisioni i Medias ka nisur sot mbledhjen me një apel drejtuar opozitës. Nënkryetari i komisionit Alfred Peza ka kërkuar nga antarët e djathtë të ketij komisioni që të ndërpresin bojkotin e të bëhen pjesë e punimeve për të zhbllokuar ngërçin e krijuar në Autoritetin e Medias Audiovizive për shkak të vakancave që ka ky institucion si dhe per zgjedhjen e antarve të Këshillit drejtues të RTSH.
"Çështja e zgjidhjes së krizës në Radio Televizionin Publik Shqiptar dhe në AMA është sot çështja më emergjente që kap elementin shqiptar. Ligji aktual përcakton të njëjtat përgjegjësi si për mazhorancën ashtu dhe për opozitën ndaj përfitoj nga ky moment për ti bërë thirrje opozitës që të vijë urgjentisht në komision për të zhbllokuar një minutë e mëpërpara këtë situatë." tha Peza
Por nga ana tjetër deputeti demokrat Luçiano Boçi në një intervistë për A1 Report është shprehur se opozita është e gatshme të bashkëpunojë jo vetëm për këtë çështje por edhe për të tjera por vetëm nëse mazhoranca respekton propozimet që Partia Demokratike i ka bërë asaj.
"Ne jemi pjesë e grupit parlamentar të PD dhe sigurisht jemi pjesë e vendimmarrjes politike të këtij grupi, jemi në zbatim të bojkotit dhe bojkoti ynë nuk është bojkot i bërë me dëshirën tonë por është i detyruar posaçërisht nga sjellja arrogante e mazhorancës, nqs kjo mazhorancë reagon pozitivisht, tregon vullnet që ajo është e gatshme të zbatojë vendimet e gjykatës Kushtetuese, është e gatshme të mos shkelë më kushtetutën dhe nuk kemi më arsyet të qëndrojmë as jashtë komisioneve as jashtë parlamentit." u shpreh Boçi për A1 Report
(Në foto: Deputeti i PD Luçiano Boçi gjatë intervistës për A1 Report)Por për zgjedhjen e antarve të AMA-S si edhe për ata të Këshillit të RTSH nevojitet konsensus i të dyja palëve, e nëse opozita nuk pranon të bëhet pjesë e procesit kjo mund të detyrojë mazhorancën të shohë alternativa të tjera duke ndërhyrë ndoshta edhe në ligj , per te të zhbllokuar situatën që ka përfshirë AMA-n dhe RTSH. Por për opozitën kjo do të sillte thellim të distancave mes opozitës dhe mazhorancës.
"Do shtonte vendosshmërinë tonë për të vazhduar bojkotin." përfunoi Boçi
(Në foto: Deputeti i PD Luçiano Boçi gjatë intervistës për A1 Report)
Redaksia Online
(a.h/e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17