'Media' Pollo vjen me vonesë
përplasje për drejtimin e mbledhjes
Komisioni i Medias ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës projektrezolutën për raportin e veprimtarisë 1 vjeçare të AMA-s pa prezencën e kryetarit Genc Pollo, çka është kundërshtuar nga ana e opozitës.
TIRANE - Komisioni i Medias ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës projektrezolutën për raportin e veprimtarisë 1 vjeçare të AMA-s pa prezencën e kryetarit Genc Pollo, çka është kundërshtuar nga ana e opozitës.
Mbledhja e radhës e komisionit të medias filloi pa prezencën e Pollos, duke shkaktuar akuza nga ana e opozitës. Por sipas deputetit të PS Fatmir Toçi mbledhja duhet të vazhdojë dhe nuk mund të ndërpritet pasi prezent është nënkryetari. Sipas Toçit, kundërshtimi i opozitës vjen pasi sipas tij ata nuk kanë besim tek nënkryetari.
Ndërsa nga ana tjetër deputeti i PD Luçiano Boçi u shpreh se nuk kanë besim tek nënkryetari pasi sipas tij mazhoranca po kërkon të uzurpojë komisionin.
Në këtë kuadër projektrezoluta për raportin e veprimtarisë 1 vjeçare të AMA-s u miratua vetëm me votat e mazhorancës.
Ndërkohë debati vazhdoi më tej me ardhjen në komision të kryetarit Genc Pollo, pasi ky i fundit kërkoi ndërprerjen e mbledhjes, shkak Konferenca e Kryetarëve. Kjo gjë është kundërshtuar nga përfaqësuesit e mazhorancës.
Ndërkohë debati ka vazhduar edhe në pikën tjetër të rendit të diskutimeve, vakanca e AMA, të cilat janë pasuar edhe me largimin e përfaqësuesve të djathtë nga mbledhja. Sipas nënkryetarit Peza, opozita po kërkon të zvarrisë procesin ndërsa shtoi se mbledhja do të vazhdojë edhe pa prezencën e opozitës.
Nga ana tjetër kjo sipas Pollos është e jashtëligjshme pasi kërkohet më shumë kohë për përgatitjen e relacionit të AMA. Pas largimit të opozitës, nënkryetari Peza vendosi për përfundimin e mbledhjes dhe pritjes së relacionit nga ana e opozitës.
Debatet në Komisionin e Medias kanë qenë prezente edhe dje ku ka dështuar miratimi i përzgjedhjes së kandidaturave të Këshillit të Lartë Drejtues në RTSH. Shkak janë bërë debatet mes palëve për përzgjedhjen e formulës me të cilën do të bëjnë këtë përzgjedhje.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17