Presidenti i kompanisë ka renditur risitë, dhe për çfarë do të përdoret kjo hapësirë e re në shërbim të klientëve të Megatek.
“Marin pjesë rreth185 fabrika nga tregu shqiptarë e Rajonal, përfshirë edhe Kosovën dhe Evropën. Fokusi i këtyre fabrikave është për të qenë të gjithë së bashku më pranë konsumatorit.
Për të bërë të mundur që konsumatori, firmë ndërtimi, tregtarë apo profesionist i liçensuar, të ketë mundësi të gjejë në një çati të gjithë versionet m optimale për të përmbyllur me sukses investimin e tij.
Gjithashtu, bankat partnere kanë programuar e organizuar që për këtë projekt të përgatisin një paketë kreditimi deri në 6 mijë apo 7 mijë euro për të gjithë ju profesionistë”, tha Presidenti i kompanisë, Dionis Teqja.
Të pranishmit në ceremoninë e inagurimit u shprehën mjaftë të kënaqur me risitë që ofron kjo qendër tregtare për blerësit.
“Rritet mirëqenie, industria, rriten standardet ndaj popullsisë, privilegjet për të ndërtuar gjëra më cilësore më të forta”, u shpreh tregtari Kujtim Kapo.
“Sjellë goxha lehtësi për sa i përket projekteve të ndërtimit, për sa i përket projekteve të shtëpive, vilave. Ka produkte që kompletojnë komplet projektin”, tha Rodolf Petroshani, staf i Megatek
“Objekti është shumë i madh, orari i shërbimit të klientëve është shumë domethënës”, u shpreh Zaimir Kasoli, një blerës.
Departamenti i ndërtimit, investimi më i ri i Megatek sjell të gjitha llojet e materialeve që nevojiten për ndërtim.
Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com
