TIRANE - Kompania “AGRO BLEND”ka reaguar menjëherë duke e cilësuar si të pavërtetë lajmin se në miellin e kompanisë është gjendur përbërësi i ndaluar aflatoxin.

Në reagimin e saj kompania njofton se kontrolli i ushtruar nga AKU në këtë subjekt nuk ka qenë i ligjshëm dhe se procedurat e paraqitjes së inspektorëve të AKU janë tërësisht në kundërshtim me ligjin, ashtu sikurse edhe procedura e marrjes së mostrave.

Po ashtu kompania bën me dije se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë që të marrin sanksionet e duhura të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë aksion.
 
Reagimi i plotë i kompanisë Agroblend
 

Lidhur me kontrollin e  ushtruar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në fabrikën e përpunimit të miellit të shoqërisë “AGRO BLEND” SHPK, si dhe referuar njoftimeve të shpërndara me këtë rast, përgënjeshtrojme gjithë sa publikisht është përcjelle në lidhje me këtë kontroll, duke konfirmuar se:
 
1). Deklarimet se në miellin/grurin e bllokuar ne fabriken/magazinat e AGRO BLEND SHPK janë gjendur përbërës të ndaluar si aflatoxin, Janë Të Pavërteta.
Nuk ka asnjë akt të asnjë autoriteti shtetëror, apo dhe jo të tillë, përfshi këtu edhe AKU, i cili tregon mbi (i) cilësit kimiko fizike, (ii) vlerat ushqimore dhe (iii) kushtet e magazinimit/ruajtjes së grurit dhe të miellit që përpunon kompania AGRO BLEND SHPK;

2). Procedurat e paraqitjes dhe e kontrollit te ushtruara prej inspektorëve të AKU janë tërësisht në kundërshtim me ligjin, arbitrare dhe të motivuara nga interesa të kundërligjëshme;

3). Porceduara e marrjes së mostrave është bërë në kundërshtim me cdo lloj rregulli dhe norme sigurie dhe higjenike;

4). Mielli dhe gruri që përpunohet dhe tregëtohet nga kompania “AGRO BLEND” gëzon cilësitë më të mira fiziko-kimike, si dhe vlerat ushqimore më të larta. Të gjitha këto karakteristika dhe vlera të këtij produkti janë të certifikuara nga laborator gjerman dhe francez;

5). Gruri është i importuar dhe me kete rast i janë bërë të gjitha analizat përkatëse nga autoritet doganore. Nëse cilësitë e këtij produkti do të ishin jo të të standartit, ai nuk do të ishte lejuar të importohej.

6). Vendimet dhe deklarimet e AKU janë kontradiktore dhe alogjike (ne i kuptojmë shumë mirë motivet dhe qëllimet e këtij “kontrolli”).

AKU ka bërë bllokimin një sasie mielli dhe gruri edhe pse nuk ka bërë, as ajo vetë, asnjë analizë të këtyre produkteve!!!!!!!

AKU thotë: Sasia e miellit dhe e grurit është bllokuar deria sa të bëhën analizat!!!!!!!!! Ky argument është jo vetëm i kundërligjshëm , por edhe komik.
 
Nuk është e veshtirë të kuptohet se i gjithë ky aksion dhe veprim  i AKU kundrejt Kompanisë “AGRO BLEND” SHPK  është i motivuar politikisht. As ata që e kanë nxituar dhe udhëhequr këtë aksion nuk mundet të fshehin qëllimin dhe motivet dhe as ne si kompani nuk mundet të mos e shohim dhe të mos e kuptojmë ato.
Gjithësesi për aq sa kemi mundësi dhe  për aq sa ky sistem e lejon ne do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore për të kundërshtuar ligjërisht të gjitha këto veprime arbitrare dhe të kundërligjëshme të AKU dhe të insitucioni tjetër të përfshirë.

Do të kërkojmë sanksione ligjore për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë veprim të paligjshëm dhe arbitrar.
Një vendi i cili është vend kandidatë për tu bërë anëtar i BE-së, nuk mundet ti lejohet që insitucione të tij të përdoren dukshëm për qëllime politike dhe elektorale.
Për të mirën e nxitësve dhe të zbatuesve të këtyre iniciativave, urojmë që të kuptojn se cfarë janë duke bërë në këtë këtë moment.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)