'Miqtë e Europës' Bushati:Vetingu
bazë,BE të reflektojë për zgjerimin

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati deklaroi në Samitin e përvitshëm të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “Friends of Europe” se Komisioni Europian ka vënë në dukje rëndësinë e veçantë të zbatimit të ligjit të Vetting-ut si bazë e reformës në drejtësi dhe ndikimin që do të ketë në përmbushjen e prioriteteve të tjera kyçe.
 
Ministri Bushati, gjatë fjalës së tij në panelin e “Anëtarësimit në BE– rruga e gjatë nga vizioni në realitet” u ndal tek kontributi i veçantë e pozitiv që  ka luajtur anëtarësimi në BE në procesin e demokratizimit dhe shtet-konsolidimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe bashkëpunimin rajonal.
 
Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi bashkëpunimin e suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, duke theksuar se "vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë partnerë të rëndësishëm dhe luajnë një rol të posaçëm në arkitekturën e sigurisë se kontinentit.
 
Ndaj kjo qasje pozitive strategjike duhet reflektuar dhe në politikën e zgjerimit e cila do të jetë në përfitimin reciprok të të dyja palëve
” - nënvizoi Ministri Bushati.
 
Në këtë Samit të nivelit të lartë ishin të ftuar dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johannes Hahn, ish-Komisioneri Stefan Fule, Drejtorja për Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm të BE-së Angelina Eichhorst, eurodeputetja Tanja Fajon, si dhe shumë personalitete të tjera dhe studiues të çështjeve europiane.

[gallery]20060[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave