'Mjedisi'-PD-së: S'bëjmë tendera me
pyjet, i prenë njerëzit e Berishës

'Mjedisi'-PD-së: S'bëjmë tendera me<br />pyjet, i prenë njerëzit e Berishës
TIRANE - Ministria e Mjedisit ka reaguar lidhur me akuzat e Partisë Demokratike se ka favorizuar një kompani në tenderat e pyllëzimit, duke i dhënë asaj 75% të fondeve.

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mjedisit, i cilëson akuzat si të pavërteta, ndërsa thekson se kompania e përmendur nga PD, “Alb-Garden” nuk ka fituar asnjë nga tenderat e organizuar nga kjo ministri si autoritet kontraktor.

Kjo pasi siç sqaron Ministria e Mjedisit, Drejtoritë e Shërbimit Pyjor në qarqe janë autoritete kontraktore të pavarura dhe pa asnjë lloj varësie nga Ministria apo personi i përmendur.

Sa i përket kompanisë në fjalë, në komunikatë nënvizohet se ajo nuk ka marrë 75% të fondeve, por se ka arritur të fitojë me garë të hapur dhe të rregullt më pak se 20% të investimeve për gjelbërim dhe rehabilitim.

Po ashtu Ministria shpreh vendosmërinë për të vijuar punën për nxjerrjen e vendit nga korrupsioni dhe papunësia ku e kishte lënë qeveria e shkuar, ku shton se për rreth 20 vjet pyjet janë prerë nga njerëzit pranë ish-kryeministrit Berisha dhe sërish nuk është marrë asnjë masë nga qeveria e mëparshme.

“Ju informojmë se Subjekti Alb-Garden nuk ka fituar asnjë nga tenderat e organizuar nga Ministria e Mjedisit si autoritet kontraktor. Drejtoritë e Shërbimit Pyjor në Qarqe janë autoritete kontraktore të mëvetme, me komisione të pavarura pa asnjë lloj varësie nga Ministria apo personi i përmendur. Subjekti në fjalë ka fituar me garë të hapur dhe të rregullt më pak se 20% të investimeve për gjelbërim dhe rehabilitim. Kjo qeveri po punon me ritme të shpejta për të nxjerrë vendin nga korrupsioni, papunësia, mjerimi dhe errësira që e la qeveria e shkuar. Për 20 vjet pyjet janë prerë nga njerëz pranë familjes Berisha dhe nuk është bërë asnjë investim në fondin pyjor. MM po punon me ritme të shpejta për të mbrojtur mjedisin dhe rehabilituar degradimin alarmant në pyjet shqiptare duke e bazuar punën e saj në një transparencë të plotë dhe në shërbim" thuhet në komunikatë

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të