Kryeministri Rama përveç përgjigjes për Ilir Metën ka replikuar në faqen e tij në Facebook edhe me komentuesit, që e kanë cilësuar si tërheqje qëndrimin e tij.
Njëri nga komentuesit i kërkon kryeministrit që t'u qëndrojë atyre që ka thënë dhe mos e dredhë, sipas tij si Meta.
Përgjigja e kryeministrit ka qenë e menjëhershme për komentuesin. "Ma lër mua të mbaj hallet e popullit në kurriz se e kam për detyrë, ti lexoje prape cfarë kam shkruar dhe do të kuptosh që s'ka as dridhje as dredhje, po zgjedhje ne 18 qershor" thotë ai.
Rama u shpreh më herët se e vlerëson përpjekjen e LSI për të gjetur një zgjidhje që kënaq PD-në, por kjo të bëhet në rrugë kushtetuese. Rama theksoi disa pika ku sipas tij, Kushtetuta është shumë e qartë.
“Kushtetuta jonë është shumë e qartë - zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë - qeveria është vullnet i shumicës.
Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithcka tjetër”.

Replikat me komentuesit
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com