'Nishani', Basha: Rama po kërkon
me forcë fundin e Enver Hoxhës!

'Nishani', Basha: Rama po kërkon<br />me forcë fundin e Enver Hoxhës!
TIRANË - Lideri i opozitës Lulzim Basha i vlerëson akte të rënda lirimin e depuetetit Armando Prenga dhe kërcënimin e mazhorancës siç ai e quan, për shkarkimin e presidenti Nishani i cili ende nuk ka dekretuar emërimin e dy ministrave të rinj, Ahmetaj dhe Ekonomi.
 
Në një reagim të shpërndarë për mediat kreu demokrat thotë se kryeministri Rama po kërkon me forcë të njëjtin fund si të 20 shkurtit 1991 kur u rrëzua busti i ish-dikatorit Enver Hoxha.
 
Reagimi i plotë i Bashës
"Sa më të mëdha dështimet e korrupsioni, sa më thellë shkon varfëria e papunësia, aq më shumë çirret propaganda e atij që i ka kthyer me kohë kurrizin qytetarëve dhe realitetit, e qëndron mbyllur në salla duartrokitjesh të mbushura me nëpunës që kërcënohen nëse nuk brohorasin udhëheqësin.
 
Përpara se të ndosë përsëri ambientin me suksese që ekzistojnë vetëm në fantazinë e tij të sëmurë, shefi i hajdutëve të koncesioneve e tenderëve, kreu sot dy akte të rënda.

Më së pari nxori krejt të lirë deputetin gangster Armando Prenga që me dorën e tij shkaktoi gjakderdhje brenda ne komisariat, dhe pak më vonë kërcënoi me shkarkim nga detyra Presidentin e Republikës.

Mercenari Prenga, nën akuzë për plagosje e armëmbajtje pa leje, i lirë, Presidenti i vendit nën paralajmërim, sepse ka vonuar dekretimin e zgrapësit Ahmetaj, çarter-kleptokrati që duhet sa më shpejt të nisë punën për koncesionin e TVSH për Olsin. Këto janë standardet e këtij kryeministri që po kërkon me forcë një fund si të 20 shkurtit".​

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat