'Omega Pharma' dhuroi pronën
 për të fshehur 2 milionë euro

'Omega Pharma' dhuroi pronën<br /> për të fshehur 2 milionë euro
TIRAE- Ibrahim Murati, një 56 vjeçar me detyrë magazinier në kompaninë “Omega Pharma Grup”, është bërë pronar për 5 muaj i të gjithë kapitalit prej 7 miliard lekë të një biznesi që mbulon 40 për qind të tregut të medikamenteve në Shqipëri. Marrja e 100 për qind të aksioneve të një superbiznesi që arkëton miliona euro është kryer pa u derdhur asnjë lek nga Ibrahim Murati, në llogaritë bankare të biznesmenit tashmë të arrestuar për skemën e vjedhjes së 2.2 milion eurove me rimbulsim të ilaçeve, Nadir Çausholli. Kjo pasi ky i fundit, tre ditë pasi kishte festuar ditëlindjen e tij, vendos t’i dhurojë në 17 shkurt 2014 të gjitha aksionet e superkompanisë së medikamenteve një punëtori të thjeshtë që quhet Ibrahim Murati. I çuditshëm është fakti se këtë “dhuratë” biznesmeni Çausholli nuk ka pranuar t’ia japë familjarëve të tij, por një prej punëtorëve të thjeshtë të kompanisë “Omega Pharma Grup”.

Dhurimi i aksioneve është firmosur bashkarisht tek noterja Majlinda Demollari, ndërkohë një muaj para nënshkrimit të kësaj kontrate Çausholli ka ndërmarrë një vendim duke i kaluar të gjitha përgjegjësitë ligjore të kompanisë shtetasit Ibrahim Murati. Mirëpo ky i fundit e ka ndjerë veten me letra pronar të “Omega Pharma Grup”, pasi në 22 korrik të 2014 është detyruar t’ia kthejë reston Çaushollit, duke i dhuruar të gjitha aksionet e kompanisë, që tashmë për një periudhë 5 mujore kishte rritur kapitalin  e saj financiar nga 7 miliard lekë, në 8.7 miliard lekë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)