TIRANE- Heqja dorë për 5 muaj e Nadir Çaushollit nga superkompania e ilaçeve “Omega Pharma Group” dhe vendosja në krye të saj të një punëtori të thjeshtë që quhet Ibrahim Murati, ka mundur të sjellë ndërprerjen e kontrollit në depo nga inspektorët e FONDI-t, por jo të fshehë totalisht skandalin me rimbursimin e ilaçeve. Megjithëse inspektorët kanë kryer kontroll vetëm për 15 ditë në depon e kompanisë në fjalë, kjo kohë ka mjaftuar që në këtë depo të gjenden abuzime kryesisht me ilaçin “Ketosteril”, që shërben për kurimin e të sëmurëve me veshka.
/Shqiptarja.com











