'Përmbytjet' Vasili:Të shpallet
gjendja e jashtëzakonshme

'Përmbytjet' Vasili:Të shpallet<br />gjendja e jashtëzakonshme<br>
Situata e vështirë për shkak të shirave ka sjellë përmbytje në shumicën e territorit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për integrim, Petrit Vasilit.

Vasili nëpërmjet reagimit në “Facebook”ka kërkuar që qeveria të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, nuk duhet të pres.

Vendi jonë po përballet me një situatë të vështirë në të gjithë territorin dhe rreziqe të shumta rrezikojnë pronën dhe shëndetin e qytetarëve, Vasili kërkon që Edi Rama të jetë përballë shtabit të emergjencave dhe të ushtrojë përgjegjësinë e tij kushtetuese deri në rregullohet situata.

Statusi i plotë:

Te shpallet gjendja e jashtezakonshme. Ç'pret akoma qeveria?!

Shqiperia po perballet me nje situate shume te rende ne te gjithe territorin me rreziqe shume te medha per pronen dhe shendetin e qytetareve.

Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme. Çfare pret?

Situata rendohet ore pas ore. Kryeministri duhet te jete ne balle te shtabit te emergjences dhe te marre e te ushtroje pergjegjesite e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, qe nga zyra e deri ne drejtimin ne teren.

Kryeministri nuk mund te jete komentator.

Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme.

Koha nuk pret.Mijera qytetare presin doren dhe mbeshtetjen e shtetit.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje