'Pakti', Harusha dhe Osja: Rama
nuk pranoi një fitore pa garë

'Pakti', Harusha dhe Osja: Rama<br />nuk pranoi një fitore pa garë
Partia Socialiste e Shkodrës ka mbështetur vendimin e Edi Ramës për të arritur një marrëveshje me opozitën.
 
Përmes reagimeve në rrjetet sociale, Luan Harusha, kandidat për deputet në Shkodër, dhe Arvit Osja, kryetar i PS-së së Shkodrës, thonë se kjo është dëshmi e qartë se Edi Rama nuk kërkonte fitore pa garë.
 
“Kjo që po ndodh është e veçantë miqtë e mi. Për herë të parë në Shqipëri kemi një kryetar kaq të përparuar e europian sa nuk e pranon një fitore pa garë, siç këshillonin ca e ca që shpresonin mos kapnin ndonjë vend, meqë nuk merrte pjese opozita. Faleminderit Edi Rama që nuk e lë Shqipërinë të zhytej në humnera nga të cilat nuk dinim a do të dilnim më”,
shkruan Luan Harusha.
 
“Edi Rama tregoi edhe njëherë ndryshimin e madh që ka Partia Socialiste nga të gjitha partitë e tjera. Tregoi edhe njëherë se PS është forca që mbi çdo gjë vendos interesat e vendit. Jemi krenar për kryeministrin tonë: Në tre muaj, pavarësisht shantazheve nga çdo anë, sulmeve, kërcënimeve, presioneve ndonjëherë të paskrupullta, diti të mbaje një qëndrim prej burri shteti, duke qetësuar përherë kokat e nxehta e duke i ftuar për herë në dialog për të mirën e vendit dhe shqiptarëve. Ashtu si edhe ndodhi. Tash na mbetet veç një gjë: Ti mundim kundërshtarët, jo armiqtë, edhe në votime”, shkruan Arvit Osja. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët