TIRANË - Grupi i punës i ngritur nga Ministria e Jashtme ka konstatuar shkelje të rënda në marrëveshjen e Paktit Detar me Greqinë të vitit 2009. Ndaj, Ministri i Jashtëm Bushati ftoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla të hapë hetimim për shkeljen e e interesave kombëtare si nga grupi negiciator, ashtu dhe nga firmëtarët e Paktit të prillit 2009 që ripërcaktonte kufijtë detarë me shtetin fqinj.
Këto deklarata ministri Bushati i dha nga Komisioni i Jashtëm parlamentar ku zhvilloi seancën dëgjimore për zbatimin e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, ecurinë e deritanishme të reformës në diplomaci dhe mirëkuptimin e arritur me palën greke për çështjen e “toponimeve”.
Pakti Detar me Greqinë u firmos në 2009-n nga Dora Bakojanis dhe Lulzim Basha, dy Ministrat e Jashtëm të atyre viteve në Shqipëri e Greqi. Opozita e atëhershme e ankimoi këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se vendi humbte 354.4 km katrorë sipërfaqe ujore prej saj. Në janar 2010 Gjykata e rrëzoi Paktin Detar duke e shpallur antikushtetues dhe në dëm të interesave kombëtare.
BUSHATI: AMBASADORËT I SHKRUAJNË BERISHËS “MARRSH NGA DITËT TONA”
Sipas ministrit Bushtati ka ambasadorë që shkelin ligjin. Ai tha se ka ambasadorë që i shkruajnë kryeminsitrit Rama se përse merret “me Ruçin dhe pinjollët e komunizmit”, ashtu sikurse bëri të ditur se ka edhe nga ata që i shkruajnë Berishës dhe thonë “marsh nga ditët tona”.
Bushati tha se shërbimi diplomatik deri më tani ka qenë një strukturë e fryrë, ndërsa shtoi se a pasur një rritje artificiale të gradave.
“Në të gjithë këtë periudhë nuk ka pasur vlerësime në punë. Nuk kam dhënë asnjë bonus. Nuk kemi lejuar fryrjen e ambasadave. Gjeta qarkore në Ministri se si diplomatët duhen trajtuar nga opozita”, - u shpreh ministri i Jashtëm
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com