Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të PDIU dhe LSI lidhur me ecurinë e negociatave Bushati-Kotzias. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh më herët se Rama mashtroi çamët, ndërsa PDIU kërkoi sqarime se çfarë është diskutuar në tryezën e negociatave. Ishte deklarata e PDIU që thumbonte qeverinë duke i kujtuar se ky vit do jetë i Skënderbeut apo Hamzait.
Rama i drejtohet LSI-së si partiotë me çizme dhe çamëristë të sapongjizur për PDIU-në. "Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!", shkruan Rama.
Postimi i Edi Ramës
Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!
/Shqiptarja.com

Janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin.
Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapëm me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim ne dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim#xdde6;#xddf1.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO