'Pazare me krimin', Dako-Bashës:
Nuk më tremb kjo opozitë pulash 

'Pazare me krimin', Dako-Bashës:<br />Nuk më tremb kjo opozitë pulash <br>
Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha, pas akuzave të këtij të fundit se është përgjuar duke bërë pazare me bandat e krimit në periudhën e fushatës zgjedhore. Dako sfidon hapur Bashën, teksa shprehet se është i gatshëm për t’u ballafaquar me të në çdo studio apo shesh publik, duke shtuar se nuk e trembin akuzat e tij.

Në faqen e tij në 'Facebook', kryebashkiaku i Durrësit shpreh keqardhje për të gjithë ata që dëgjojnë akoma Bashën dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujqër të tërbuar.

"Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në cdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë! E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua. Gjithë të tjerat me kete lloj soji janë humbje kohe. Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar", shkruan Dako.


dako fb
(Reagimi i Vangjush Dakos)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot