'Pazare me krimin',Dako-Bashës:
S'më tremb me thashetheme

'Pazare me krimin',Dako-Bashës:<br />S'më tremb me thashetheme<br>
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar sërish pas akuzave të hedhura nga opozita se ka bashkëpunuar me bandat kriminale për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 25 qershorit. Dako i ka cilësuar thashetheme dhe baltosje akuzat e PD, duke thënë se është i qetë dhe vazhdon punën.

Dako i bëri këto deklarata, teksa po fliste në aksionin "Të pastrojmë Shqipërinë", ku ndër të tjera tha se akuzat e e PD janë mjerane, duke shtuar se do të përballet nëse është e nevojshme. 

“Janë thashethemnajë. Këto janë sulme politike për të baltosur punën time. Jam i qetë dhe vazhdoj punën time. Nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që thuhen për mua, opozita kërkon baltosjen e punës sime. Kam thënë dhe në reagimin tim në Facebook, nuk më trembin këto thashetheme”, deklaroi Dako. 

Ndërkohë, pak ditë më parë, në një dalje për mediat, kreu demokrat, Lulzim Basha, tha se Dako është përgjuar nga Shërbimet Inteligjente, duke bërë pazare me bandat kriminale për votat e 25 qershorit, ku në këmbim të tyre iu premtonte tendera.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve: Faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi